• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKUZAT PËR “UNAZËN E RE”/ Veliaj: Dosja në Prokurori ndaj Bashës dhe Tabakut për SHPIFJE
Home
Sociale

AKUZAT PËR “UNAZËN E RE”/ Veliaj: Dosja në Prokurori ndaj Bashës dhe Tabakut për SHPIFJE

21 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Kryetari i bashkisë së Tiranës gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak iu përgjigj akuzave drejtuar tij, për ndryshimin e planit urbanistik të projektit të Unazës së Re duke thënë se të hënën, në Prokurori do të dorëzojë dosjen me dokumente, me akuzën për shpifje.

“Me durim i kam mbledhur të gjitha. Nuk i bishtnoj asnjë akuze dhe asnjë cifle balte që i hidhet këtij qyteti dhe kësaj bashkie dhe siç e bëj gjithmonë dua që ta bëj edhe këtë herë. Para disa ditësh, dëgjova Jorida Tabakun dhe Lulzim Bashën, që kam dhënë një leje në tokën private të dikujt në unazë. Së pari, toka nuk është në unazë. Kemi bërë verifikimet është në njësinë nr.7 , në anën e djathtë kur shkon për shqiponja. Pra, është më afër fushës së aviacionit dhe njësisë nr.7 sesa është me projektin e unazës. Kjo është gënjeshtra e parë dhe kushdo që mund ta verifikojë në hartë ku kanë qenë serat që janë privatizuar nga po këta, nga ministrat e këtyre dhe qeveria e këtyre. Gënjeshtra e dytë, ne nuk kemi dhënë asnjë leje aty”, –tha Veliaj.

Ai akuzoi Lulzim Bashën dhe Jorida Tabakun për shkelje ligji, pasi argumentoi që kanë dhënë leje ndërtimi për veten e tyre në kohën që mbanin postet si kryetar dhe nënkryetar bashkie. Ndaj për këtë, Veliaj tha se të hënën dosja do të shkojë në prokurori.

Më tej, tha Veliaj: “po ka një të tillë që bashkia e Tiranës ka dhënë leje, atëherë unë iki nga bashkia e Tiranës, le të kthehet ta bëjë Luli prapë. Në të kundërt, ka frikë se do të duhet të shkojë prapë në Gjykatë për shpifje. Kjo është leja e ndërtimit që do të hyjë në muze. Kur të shkruhen librat e historisë për bashkinë, kryetar bashkie që i jep leje vetes vet por kujdes, nuk do të shkojë vetëm në muze. Kam pritur prej kohësh që prokuroria të veprojë, nuk po vepron por do shkoj ta çoj vetë ne prokurori. Ligji i konfliktit të interesit ka shkeljen më flagrante me këtë leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes vet”.

  

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Dy pyetje për Berishën: Gënjen për Revolucionin, apo s’të vjen askush prapa?
Previous article Kadare ZGJIDHET anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi

F.autor

Postime të ngjashme

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë Aktualitet

INCENERATORI I TIRANËS/ SPAK mbyll hetimet, çon për gjykim Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe 8 të pandehur të tjerë

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1 Aktualitet

POLICIA SHOQËROI 5 PERSONA/ Disa nga protestuesit lënë Kuvendin dhe nisen drejt komisariatit nr.1

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi Aktualitet

VRAU KAMARIERIN NË ELBASAN/ Apeli dënon me 17 vjet burg autorin, Erjon Llapushi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT