• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KUVEND/ Maxhoranca rrëzon me 74 vota propozimin e PD-LSI për Vetting në politikë
Home
Politikë

KUVEND/ Maxhoranca rrëzon me 74 vota propozimin e PD-LSI për Vetting në politikë

21 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Pas një seance e cila zgjati rreth shtatë orë dhe u shoqërua me debate dhe replika të forta mes maxhorancës dhe opozitës, shumica parlamentare ka rrëzuar me 74 vota nismën e opozitës për Vettingun në politikë. 52 vota të opozitës kanë shkuar pro nismës për amendamentet kushtetuese. Gjatë kësaj seance protagonist u bë ish-kryeministri Sali Berisha i cili lëshoi një ultimatum duke përdorur vargjet e një kënge patriotike: “Vetting në politikë ose rrëmbeni armët”.

Pak ditë më parë komisioni i Venecias në opinionin përfundimtar rrëzoi amendamentet e propozuara nga opozita. Duke theksuar se qëllimi i propozimeve është legjitim, Venecia u shpreh se ka boshllëqe në kushtetutshmëri.

Sipas ekspertëve të Venecias, varianti i propozuar nga PD dhe LSI ka probleme të konsiderueshme edhe sa i takon respektimit të të drejtave të njeriut si dhe ky draft është problematik pasi mund të përdoret në mënyrë arbitrare dhe të qëllimshme politike dhe mbi të gjitha nuk është e qartë se kush është autoriteti që do të bëjë kontrollin e politikanëve.

Gjatë diskutimeve kryetari i PD, Lulzim Basha ftoi maxhorancën që të votonte amendamentet kushtetuese sot, ndërsa opozita do pranonte çdo propozim të shumicës për të bërë ligjin të zbatueshëm. Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nisma e opozitës është absurde, pasi procesi i Vettingut bëhet përmes zgjedhjeve dhe institucioneve të drejtësë duke iu referuar ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Balla kërkoi nga opozita të japë votat për reformën zgjedhore në mënyrë që ligji elektoral të miratohet përpara festave të fundvitit, por kjo kërkesë nuk mori dakordësinë e pakicës parlamentare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KËRKON KONTRIBUTIN E SKUADRËS/ Spalletti: Icardi është për të përfunduar aksionin, ne duhet të...
Previous article PAMJE ËNGJËLLORE/ Loredana zbulon portretin e plotë të së bijës (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje... Politikë

FIKU TELEFONIN PASI U LARGUA NGA GRUPI I PS/ Çfarë postonte një javë më parë deputetja Koçeku: Shqipëria ka nevoje...

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT