• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MASAKRA E MAMURRASIT/ Babai i viktimës: Do e kërkoj të vërtetën e GJAKUT tim deri në…
Home
Breaking News

MASAKRA E MAMURRASIT/ Babai i viktimës: Do e kërkoj të vërtetën e GJAKUT tim deri në…

21 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ngjarja e rëndë e ndodhur në 23 shtator të vitit 2015 në Mamurras rikthehet në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në News24 këtë herë për dëshminë e babait të viktimës Naim Tafa. Dy vëllezërit Tom dhe Enrik Mamli janë përfshirë në një konflikt i cili fillimisht ka qenë thjesht fizik me pas ka degjeneruar në përplasje me armë.

Për shkak të një mosmarrëveshje të dikurshme, vëllai i vogël Enriku është ndaluar nga një kushëri i viktimës i cili i kërkonte të sqarohej. Pas refuzimit dhe përplasjes fizike mes tyre ka tentuar të iki, në makinë kanë qenë të dy si vëllezër në momentin kur një automjet me xhama të zeza i ka prerë rrugën, incident që soli më pas përplasjen me armë.

Motra e tyre Valbona teksa ka shpjeguar ngjarjen e rëndë ka thënë se 4 personat kanë qëlluar në drejtim të vëllezërve të saj dhe ata janë kundërpërgjigjur për t’u vetëmbrojtur. Sipas saj, vëllezërit nuk e njihnin fare viktimën dhe nëse do kishin planifikuar ngjarjen do vrisnin kushëririn e tij, me të cilin e kishin konfliktin.

Nga personat që ndodheshin në makinën tjetër ka mbetur një i vrarë dhe për këtë arsye të dy vëllezërit ndodhen pas hekurave duke vuajtur dënimin. Valbona thotë se vëllai i madh Tom Mamli është dënuar më shumë se i vogli, ndërkohë që ai nuk ka qëlluar fare.

Por ndryshe thotë babai i viktimës Idriz Tafa. Ai dhe vëllai i tij, i cili gjithashtu ka të birin në burg për shkak të kësaj ngjarje kanë rrëfyer një tjetër version. Ata pretendojnë se e vërteta është manipuluar dhe jo vetëm në studio, por dhe në organet e drejtësisë. Idriz Tafa deklaron se vëllezërit Mamli e kishin planifikuar vrasjen e djalit të tij.

“E gjithë nisi në një shtet të veriut të Europës, nuk më kujtohet shteti, ngatërresa është importuar në Shqipëri. Tani nuk e di kohën sa ka zgjatur ngatërresa këtu me ngatërresën aty. Që ta njohësh duhet të kesh disa faktorë, ngatërresën e mësova nga Edmondi, djali i vëllait.
Unë e pyeta pse e rrahe djalin e Dodës, Enrikun. Më tha ‘vinte te dyqani se kishte ushqimore, më shihte shtrembët, me inat. Janë rrahur kështu me grushte. Unë do flas vetëm të vërtetën.
Bashkë dy nipat e kanë rrahur, vetëm se shikonte shtrembër me inat. Edhe kanë kapur dy veta, edhe të palës së tyre. Më pas kanë dashur të pajtohen. Nipi më tha mu ‘o xhaxh nuk do me u pajtu’. Ai djali Enriku ka qenë i lëvizshëm, 5% ka faj djali im, 95 % ka ai.
Unë shkova vetë tek shtëpia e vëllezërve Mamli. I thashë a është mundësia me u rregullu, ishte shumë i gatshëm, me këto llafe unë dola.
Kur ndodhi ngjarja pashë një njeri të shtrirë, dhe i thashë jepi ndihmën se e ka shkelur makina. Në atë momente ka ardhur një makinë, kanë qenë këto tre vëllezërit, për këtë gjë mbaj përgjegjësi penale dhe kam parë dy gryka zjarri, por fati nganjëherë. Nuk jam rrëzuar, kam rënë kështu, nuk e kuptova se jam plagos, kam shkuar me ambulancë në spitalin ushtarak.
Unë kam ardhur të akuzoj prokurorin e çështjes së seancës. O unë në burg, ose prokurori i seancës. Më tha fëmija jot i ka gjuajtur dhe i ka ikur timoni. I thashë nuk është e vërtetë, do e kërkoj të drejtën time në instanca më të larta. Unë i kallëzoj për fshehje krimi. Unë nuk jam në gjak me familjen Mamli, unë dua të bëhet drejtësi”, deklaroi Idriz Tafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI RRALLËHERË/ Arbenita ka një dedikim super të veçantë për Feron (FOTO)
Previous article "FANSAT PO KËRCEJNË NGA GËZIMI"/ Omeri i “Diamante dhe Dashuri” paska një surprizë të madhe

Isa.Autor

Postime të ngjashme

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë Aktualitet

GJYQI NË ADMINISTRATIVE/ Debate për transmetimin LIVE të seancës, avokati i Veliajt akuzon për censurë

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë Aktualitet

"DO E DROGOJMË EVROPËN"/ Milionat e kokainës në hotelet e luksit në bregdet dhe Tiranë

MARTESAT E RREME PËR TË MARRË LETRA NË AGLI/ Arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë, zbulohet skema e mashtrimit Aktualitet

MARTESAT E RREME PËR TË MARRË LETRA NË AGLI/ Arrestohen 5 “krushqit” shqiptarë, zbulohet skema e mashtrimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT