Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho deklaroi sot në parlament se Ridvan Bode i zgjedhur mbrëmë në orët e vona, si anëtar në Bordit Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por Edi Ramën.
Sipas Spahos PD nuk do të pranojë që maxhoranca të zgjedhë në vendin e tyre, se cilët kandidatë do të emërohen në institucione të caktuara, ndërkohë që nuk ka pasur propozim nga pakica.
Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD-së, që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione ti caktoni ju.
Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votim që keni bërë dje dhe që doni të bëni sot. Tregoni një dokument komunikimi që keni bërë me PD-në ose me pakicën në parlament për këtë çështje”, tha ai.
LIVE – Edmond Spaho nga Kuvendi i Shqipërisë.
Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Freitag, 21. Dezember 2018


