• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHËNIM/ Deputet me vezë? Ka shumëçka që nuk shkon…
Home
Politikë

SHËNIM/ Deputet me vezë? Ka shumëçka që nuk shkon…

20 December, 2018 F.autor Breaking News, Politikë

Është një ndër marrazitë njerëzore e shndërruar në normalitet, ajo që të protestosh edhe duke gjuajtur me ushqim; vezë e domate zakonisht.

Ato janë ushqime, pra të cilat kanë vetëm një funksion, të ushqejnë njeriun, e është krim devijimi i tyre në të tjera funksione, për ta përçmuar tjetër në emër të një urrejtjeje, e cila në fakt kthehet dhe në një vetëpërçmim të vlerës si njeri.

Mjaft që par atë kokër vezë apo atë kokër domate, dikush ka nevojë, afër apo larg; dikush që duhet të ushqehet për të vazhduar të ekzistojë.

Dhe kthehemi të rasti i fundit i përdorimit të një veze, kjo në ambientin politik shqiptar. Ka ndodhur këto ditë më studentët, me ata pra numërojnë qindarkat për tarifat universitare, të cilët mundësuan financiarisht sigurimin e vezëve, edhe pse me mbi 100 lekë kokra, për të qëlluar drejt godinës qeveritare.

E pas tyre vjen një deputet. Është Endri Hasa i PD-së, i cili iu drejtua me vezë, në emër të studentëve, kryeministrit Rama në parlament.

Një deputet mund të gjuajë me letra, sepse e lidh puna me to; mund të gjuajë me fjalë, sepse është arma e tij; mund të gjuajë edhe me stilolaps ose ceulular, pasi janë mjetet e tij.

Por nuk është parë gjer më sot që një deputet, te i cili duhet të dominojë vetëdija e lartë për të qënit i zgjedhur populli, gjë që edhe mund ta fisnikërojë nëse është një toç, fut vezën në xhep për t’ja mveshur kundërshtarit politik.

Edhe gazilotsjellës i VV-së në Kuvendin e Kosovës, edhe pse një akt i rëndë etik dhe anti-sistem, gjithsesi e kishte një justifikim: pamundësinë e një séance.

Ndërsa veza demokrate e kësaj te enjte, është jashtë çdo arsyetimi. E aq më tepër kur kjo bëhet në emër të studentëve.

Sepse, siç është qartësuar tashmë, këta të fundit nuk kanë pranuar t’i japin asnjë mandat përfaqësimi opozitës. (tesheshi)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Fije që s’priten, me vezë apo buxhete studentore!
Previous article FOTO-LAJM/ Rama ironizon opozitën: Njihuni me prodhuesit e armëve…

F.autor

Postime të ngjashme

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale Aktualitet

SPAK I CAKTOI "ARREST SHTËPIE/ Rama shkarkon Vlora Hysenin nga detyra e kreut të SHISH: Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori nën akuzë është çështje individuale

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda Aktualitet

"ARREST NË SHTËPI" PËR KREUN E SHISH, VLORA HYSENI/ Kontrolle në banesën e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT