• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“EDUKIMI PËRMES KULTURËS”/ Programi shkon edhe në shkollat e Tiranës
Home
Kulturë

“EDUKIMI PËRMES KULTURËS”/ Programi shkon edhe në shkollat e Tiranës

20 December, 2018 enxhi.autor Kulturë

Në kuadër të programit Edukimi Përmes Kulturës, Muzeu Historik Kombëtar organizoi aktivitetin “Muzeu im” në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë.

“Edukimi përmes kulturës” shkon edhe në ambientet e shkollave. Muzeu Historik Kombëtar shkoi sot, në shkollën 9-vjeçare “Misto Mame” në Tiranë, për të zhvilluar aktivitetin “Muzeu im”. Nxënësit kishin sjellë nga shtëpitë e tyre objekte të vjetra, që në kalimin e viteve dashur padashur kanë marrë dhe vlera muzeale.

Një lugë bakri, një radio e vjetër dhe një bucelë druri me punim dore. Nxënësit ishin impenjuar për të nxjerrë nga errësira, ku mbaheshin të fshehura prej vitesh objekte që dikur ishin përdorur nga gjyshet apo gjyshërit e tyre.

Gjithashtu, fëmijët treguan edhe histori për objekte që ruanin në shtëpitë e tyre, por që nuk mund t’i sillnin për arsye përmasash si qilima, vegla muzikore etj. Eksperienca e nxënësve për risjelljen në vëmendje të objekteve të vjetra e që marrin vlera muzeale vjen si vazhdimësi e projektit “Muzeu im’’, inicuar nga Sektori i Programeve Edukative në Muzeun Historik Kombëtar.

 Në këtë projekt çdo qytetar mund të ekspozojë objekte të vjetra të trashëguara nga të parët e tyre. Ky projekt ka për qëllim që edhe qytetarët të jenë më afër muzeut, dhe muzeu të jetë më afër shkollave duke sjellë sendet e tyre të vjetra.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AKUZUAN PËR VRASJEN E 300 SERBËVE/ Shpallen të pafajshëm oficerët...
Previous article TRONDITET FIERI/ Qëllohet me breshëri kallashnikovi një automjet. Dyshohet se...

enxhi.autor

Postime të ngjashme

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt Kulturë

Refleksion mbi vëllimin poetik “Andej kanë rrugën yjet” të Fatbardha Xhani Myslimajt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT