• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E ÇIFTIT SHQIPTAR PËR 60 MIJË EURO/ Ndryshon rrjedha e ngjarjes: Dyshohet se…
Home
Breaking News

VRASJA E ÇIFTIT SHQIPTAR PËR 60 MIJË EURO/ Ndryshon rrjedha e ngjarjes: Dyshohet se…

19 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Merr një tjetër rrjedhë vrasja e makabre e çiftit shqiptar në lagjen Peristeri, të Athinës në Greqi, në 3 shkurt të vitit 2017. Thanas dhe Eleni Curra u ekzekutuan me nga një plumb në kokë në banesën e tyre. Pasditen e së martës, gjykata greke ka dhënë dënimet për 4 të arrestuarit për ngjarjen. Ngjarja nuk lidhet me një grabitje të mundshme, siç u fol në fillim, por autorët kanë dashur t’i mbyllin gojën çiftit.

Hetimet kanë zbuluar se 53-vjeçari Thanas Curra kishte miqësi me një nga të dënuarit, Luan Hajdarin. Ky i fundit së bashku me një tjetër shqiptar, Edmondi (ka dhe disa emra të tjerë) merreshin me grabitje dhe trafik droge. Luani përdorte automjetin e punës të Thanasit për transport droge, deri sa ky i fundit e kuptoi. Disa ditë përpara se të vritej, 53-vjeçari foli me një efektiv policie. Kjo lëvizje u kuptua nga Luan Hajdari dhe ai porositi vrasjen e çiftit, duke paguar 60 mijë euro.

Vrasësit, një shtetas shqiptar dhe një grek u futën në banesën e Thanas dhe Eleni Curra duke hapur derën me një çelës kopje. Ata i qëlluan me plumb në kokë burrë e grua, ndërsa djalin e tyre autik e plagosën me thikë.

Nga hetimet e prokurorisë, gjykata dënoi me 2 burgime të përjetshme Luan Hajdarin. E njëjta masë dënimi u dha dhe për shqiptarin vrasës, i njohur me pseudonimin Kili. Ky i fundit dyshohet se qëlloi mbi Thanasin dhe Elenin. Thoma Qirjaku, një shtetas grek që po ashtu morri pjesë në vrasje u dënua me 15 vite burg. Edhe drejtuesi i taksisë, që çoi vrasësit në shtëpinë e çiftit shqiptar dhe i priti pas ekzekutimit u dënua me 15 vite burg.

Ndërkohë një tjetër shqiptar, Edmondi është në kërkim për këtë vrasje të dyfishtë dhe autoritetet greke kanë dyshime të forta se ai fshihet në Shqipëri.

© SYRI.net

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KASHIMA - REAL MADRID/ "LOS BLANCOS" kërkon fitoren për mbrojtjen e titullit (FORMACIONET ZYRTARE)
Previous article ÇDO PRIND DUHET TA PROVOJË/ Rituali më i bukur i mbrëmjes i Eminës me vajzat (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit Aktualitet

KONFLIKT MES NXËNËSVE NË KRUMË/ 17-vjeçari gërvisht me mjet prerës bashkëmoshatarin në oborrin e gjimnazit

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë Aktualitet

NDODH EDHE KJO/ Përndoqi ish të dashurën, por nuk mjaftohet me kaq. Ajo që ndodhi më pas në Tiranë, është e rëndë

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat Aktualitet

"ARREST SHTËPIE" PËR KREUN E SHISH/ SPAK del me deklaratë zyrtare. Zbardhen akuzat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT