Partia Demokratike ka dalë me një denoncim ditën e sotme ku pretendon se është ndryshuar plani urbanistik në Tiranë, për të favorizuar pallatet e biznesmenit Edmond Bego.
Denoncimi u bë nga deputetja Jorida Tabaku dhe ish ministri i PD Gazmend Bardhi të cilët servirën disa dokumente që sipas tyre vertetonin denoncimet.
Por si qëndron e vërteta dhe historiku i pronës që “selia blu” pretendon se është favorizuar?
Kontrata me banorët për të blerë tokën në fjalë, është lidhur së pari nga Ajet Rajca, njëkohësisht anëtar i këshillit në PD.
Fill pas posedimit nga ana e tij, rreferuar të dhënave të QKR, Rajca e ka shitur te biznesmeni Bego firmën “Alsion” ku përfshiheshin edhe kontratat e pronarëve.
Prona e denoncuar nga Partia Demokratike, siç mund të shihet edhe në ilustrimin e hartave, nuk ka asnjë lidhje me projektin e Unazës së Madhe dhe nuk preket nga asnjë dimension i saj.
Blofi i radhës i “selisë blu” mund të interpretohet edhe si një gjobëvënie nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha për llogaritë e tij personale. (TemA)




