• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
KODI ZGJEDHOR/ PS me draft të njëanshëm: Emigrantët, votë me postë në zgjedhje
Home
Politikë

KODI ZGJEDHOR/ PS me draft të njëanshëm: Emigrantët, votë me postë në zgjedhje

19 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend draftin e saj për Reformën Zgjedhore. Pavarësisht se dokumenti është një propozim i ekspertëve të shumicës, në të janë reflektuar edhe disa nga kërkesat kryesore të opozitës me qëllim që këta të fundit të japin votën pro në Parlament

Në nenin 21 të tij, drafti i PSsë parashikon përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. Ekspertët zgjedhorë të maxhorancës kanë sugjeruar që të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, organi që pasi të ketë testuar përdorimin e teknologjisë sa i takon identifikimit, votimit dhe numërimit, të nisë procedurat për përdorimin e teknologjisë në zgjedhje.

“Sistemet ose pajisjet e teknologjisë së informacionit që KQZ-ja vendos të përdoren në zgjedhje duhet të synojnë, në radhë të parë, identifikimin biometrik të votuesve, votimin me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike, si dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura. Identifikimi, përzgjedhja dhe përdorimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit unënshtrohen parimeve të ligjshmërisë, transparencës, gjithëpërfshirjes, sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë”, thuhet në draftin e dorëzuar nga PS-ja. Pavarësisht kontrollit paraprak të pajisjeve që do të përdoren për numërimin elektronik të votave, ekspertët zgjedhorë të shumicës sugjerojnë që në përfundim të procesit të ketë numërim manual në jo më pak se 10 për qind të qendrave të votimit.

EMIGRANTËT

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, përshëndeti rikthimin e opozitës në Parlament dhe kërkoi që të votojnë reformën zgjedhore në Parlament. “Unë e uroj opozitën për rikthimin në punimet normale të Kuvendit, ndërkohë që ajo që është me rëndësi është që opozita të vijë dhe të votojmë reformën zgjedhore”, tha Balla. Drafti i propozuar nga maxhoranca për reformën zgjedhore përfshin edhe votimin e emigrantëve. Për shkak të kohës së mbetur deri në zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, ekspertët e maxhorancës kanë sugjeruar që të shihet mundësia e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e përgjithshme. Edhe për zhvillimin e këtij procesi të vështirë, PS-ja ka dhënë sugjerimet e saj, të cilat lidhen me deklarimin e vendbanimeve më parë.

Në draft theksohet se zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin nga vendi ku jetojnë, nëse kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit dhe kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë. Votimi i emigrantëve do të bëhet përmes postës dhe emigrantët duhet të shprehin vullnetin e tyre jo më vonë se një datë që duhet përcaktuar në bashkëpunim me ekspertët e opozitës. Një rregullim në Kodin Zgjedhor, PS-ja ka propozuar edhe për çështjen e reklamave. Ekspertët sugjerojnë që të ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore 3 muaj para zgjedhjeve.

Përdorimi i teknologjisë në Zgjedhje

1. KQZ-ja ka të drejtë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të veçanta të procesit zgjedhor, si dhe ka të drejtë të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe shërbimin e operimit të tyre.

2. Përdorimi i sistemeve ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit bëhet në përputhje me rregullat e posaçme lidhur me procedurat për aspektet e veçanta të procesit që mbulohen nga sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit. Rregullat procedurale për këtë qëllim miratohen me akt normativ të KQZ-së.

3. Sistemet ose pajisjet e teknologjisë së informacionit që KQZ-ja vendos të përdoren në zgjedhje duhet të synojnë, në radhë të parë, identifikimin biometrik të votuesve, votimin me dhe nëpërmjet pajisjeve elektronike, si dhe numërimin nga pajisjet të votave të hedhura. Identifikimi, përzgjedhja dhe përdorimi i sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë së informacionit u nënshtrohen parimeve të ligjshmërisë, transparencës, gjithëpërfshirjes, sigurisë, efikasitetit dhe qëndrueshmërisë.

4. Përpara çdo procesi zgjedhor, sistemet apo pajisjet e teknologjisë së informacionit duhet t’i nënshtrohen testimit operacional nga KQZ-ja, në seanca publike dhe me procedurë të saktë dhe të detajuar, duke përzgjedhur, me kriter rastësor për secilën zonë zgjedhore, jo më pak se tri për qind të pajisjeve që do përdoren dhe duke simuluar me to veprimet operacionale zgjedhore, për një numër jo më të vogël se 50 votues.

Votimi nga jashtë vendit

1. Zgjedhësit që kanë vendbanimin e përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mund të votojnë në zgjedhjet për Kuvendin nga vendi ku jetojnë, nëse: a) kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit; dhe b) kërkojnë nga KQZ-ja që të pajisen me dokumentacionin e votimit nga jashtë. Formati dhe mënyra e paraqitjes së kërkesës përcaktohet me vendim të KQZ-së.

2. Zgjedhësit mund të votojnë nga vendi ku jetojnë në rast se kanë të regjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, adresën e vendbanimit të përhershëm jashtë vendit, jo më vonë se _____ditë para datës së zgjedhjeve.

Reklamat

Pika 10 ndryshohet si vijon: 10. “Ndalohet transmetimi i reklamave të paguara ose të financuara nga institucionet shtetërore dhe/ose nga çdo ent publik apo shoqëri tregtare ku shteti ka aksione për periudhën kohore 3 muaj para datës së zgjedhjeve deri në datën e zgjedhjeve, me përjashtim të atyre që transmetohen për rritjen ndërgjegjësimit të zgjedhësve, nxitjen e pjesëmarrjes në votim apo aspekte të tjera të procesit zgjedhor ose njoftime të tjera të parashikuara me ligj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article USHTRIA/ KFOR në Kosovë, Stoltenberg bisedë telefonike me Haradinajn
Previous article ME GISHTIN E MESIT/ Robert Aliaj reagon ashpër ndaj shqiptarëve: Ata që nuk mbështesin studentët… (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës Politikë

"PAK RELAKS ME LLAJKEFOLLOUVE TË GUNËS"/ Video gazmore e Edi Ramës me influenceret e protestës

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet Politikë

FJALIMI I RAMËS/ Reagon Spiropali: Mblidh trutë e kokës! Partia duhet të pastrohet

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029 Breaking News

"SPONSORËT E PROTESTËS PO HARXHOJNË SHUMË PARA..."/ Rama: Sa për mua dhe PS-në, le të vazhdojnë të paguajnë naftë e qeleshe deri në maj 2029

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT