• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
MARRËDHËNIA ME VËLLAIN DHE DYSHIMI PËR GRUAN/ Kryegjyqtari i Pukës “zihet” ngushtë pas…
Home
Aktualitet
Drejtësi

MARRËDHËNIA ME VËLLAIN DHE DYSHIMI PËR GRUAN/ Kryegjyqtari i Pukës “zihet” ngushtë pas…

18 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Drejtësi

Marrëdhënia me një vëlla dhe disa nipër të dyshuar për krim të organizuar, shpenzime të pambuluara me të ardhura dhe dyshimi për ndërhyrjen për punësimin e bashkëshortes në Prokurorinë e Pukës vunë në vështirësi sot Kryetarin e Gjykatës së Pukës Izet Kadana para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Nga Gjergj Erebara

Kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, Izet Kadana, me karrierë 25 vjeçare në sistemin e drejtësisë, kërkoi rikonfirmim në detyrë gjatë seancës dëgjimore përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke hedhur poshtë pikëpyetjet e ngritura mbi pasuritë, mbi faktin se i vëllai dhe disa nipër dyshohen si eksponentë të krimit të organizuar si dhe për një episod në të cilin dyshohet se gjyqtari ka ndërhyrë për punësimin e bashkëshortes në administratë publike duke dërguar mesazhe telefonike që përmbanin “gjuhë vulgare” dhe fjalë “thuajse kërcënuese” ndaj një kandidateje për të njëjtin vend pune të fituar nga bashkëshortja.

Kadana u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit më 18 dhjetor 2018. Trupa gjykuese që ka kryer procesin e rivlerësimit për gjyqtarin përbëhet nga Lulzim Hamitaj, Xhensila Pine dhe Firdes Shuli.

Sa i përket kriterit të pasurisë, hetimi administrativ kishte zbuluar disa probleme, përfshirë një diferencë shpenzimesh të pajustifikuara me të ardhura në masën prej afro 1.2 milionë lekë, një kredi të marrë nga bashkëshortja të masën 700 mijë lekë si dhe dy hua që gjyqtari i ka dhënë personave të tjerë me vlerë totale prej 8.4 milionë lekësh, për të cilat, komisioni i vetingut gjykon se i mungojnë burimet financiare.

Kadana, i cili ishte i pranishëm në seancë bashkë me një avokat, u shpreh përmes përfaqësuesit të tij ligjor se llogaritjet e bëra nga komisioni ishin të gabuara dhe se ai i kishte të ardhurat për të mbuluar shpenzimet. Avokati argumentoi se një kontratë për blerjen e një apartamenti në Pukë në vitin 1995, e cila shënon vlerën 4 milionë lekë, është një gabim i noterit, i cili ka shkruar në kontratë “lekë të vjetra” dhe jo lekët zyrtare. Avokati e mbështeti argumentin e tij me faktin që Puka është një nga qytetet më të varfra të vendit se se në Pukë nuk mund të ketë apartament me vlerë të tillë. Në lidhje me kredinë, argumenti i subjektit ishte se ajo ishte marrë me të vërtetë nga bashkëshortja, por ishte marrë për llogari të biznesit të vjerrit dhe ishte shlyer nga i vjerri.

Problemet më të mëdha të Kadanës gjithsesi lidhen me raportin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar. DSIK kishte raportuar fillimisht përshtatshmërinë e subjektit, ndërsa pas pyetjeve shtesë nga KPK kishte përgatitur një raport të dytë, ku konkluzioni ishte krejt e kundërta. Subjekti u mësua se ka një vëlla dhe shumë nipër të hetuar për krim të organizuar, trafik droge dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Komisioni vuri në dukje marrëdhëniet mes subjektit dhe të vëllait e familjes së të vëllait, si dhe faktit që djali i subjektit kishte jetuar për një periudhë në shtëpinë e të vëllait në Kamëz gjatë kohës që ishte student në Tiranë.

Lidhja kryesore problematike është me të vëllain Ramiz Kadana, dhe djalin e Ramizit, Shpëtim Kadana. Ky i fundit është arrestuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge dhe hetuar në Shqipëri për pastrim të produkteve të veprës penale me vlerë miliona euro. Komisioni dukshëm ngriti çështjen nëse kjo mund të konsiderohej si lidhje me elementë të krimit të organizuar apo ishte thjeshtë marrëdhënie familjare. Në dukje u vu fakti se gjyqtari kishte kaluar dy javë në Itali pasi nipi i tij Shpëtim Kadana u nda nga jeta. Gjyqtari, i cili kishte deklaruar në formularin e pastërtisë së figurës problemet e të vëllait dhe nipit me drejtësinë, deklaroi se marrëdhënia e tij ishte ngushtësisht familjare dhe se qëndrimi në Itali lidhej me fatkeqësinë e ndodhur. Sa i përket nipërve të tjerë të shumtë të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar, të cilëve komisioni iu referua si I.K. K.K dhe A.K, subjekti i rivlerësimit deklaroi se nuk kishte dijeni për aktivitetet e tyre dhe as nuk kishte hyrje-dalje familjare.

Në drejtim të etikës profesionale, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vërejti se subjekti kishte pasur një shkëmbim me 19 mesazhe telefonike me një person të quajtur F.L, në të cilat, gjyqtari mësohet se ka përdorur “fjalë të zhargonit të rëndomtë”, teksti i të cilave sugjeronte “kërcënim” dhe “ndikim të paligjshëm”. Siç shpjegoi Kadana, mosmarrëveshja kishte lindur kur në prokurorinë e Pukës ishte liruar një vend pune sekretare/ekonomiste. Kishte pasur tre kandidatë, mes të cilëve, bashkëshortja e gjyqtarit. Në raportin e parë nga Prokuroria e Pukës për Prokurorinë e Përgjithshme, dy kandidatë ishin kualifikuar, mes të cilëve nuk ishte bashkëshortja e gjyqtarit. Pas kësaj, njëra prej kandidateve kishte pasur shkëmbimet e mesazheve me Kadanën, në të cilat, Kadana përshkruhet se i thotë personit F.L do ta shohësh ti se kush jam unë dhe do të ndërhyj në Prokurorinë e Përgjithshme. Në aktin final, drejtuesi i Prokurorisë Pukë i dërgon tre emra Prokurorisë së Përgjithshme por vetën dosjen me dokumente të bashkëshortes së gjyqtarit, e cila fitoi vendin e punës. Kadana pranoi vërtetësinë e mesazheve telefonike por mohoi të ketë ndërhyrë në Prokurorinë e Përgjithshme për punësimin e të shoqes. Ai e përshkroi shkëmbimin e mesazheve si një gjaknxehtësi për të cilën kërkonte ndjesë dhe kishte marrë vërejtje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Një përfaqësues i Misionit Ndërkombëtar i Monitorimit, Theo Jacobs, i pranishëm në seancë, nuk pati të njëjtin mendim. Gjatë pjesës së pyetjeve dhe përgjigjeve, Jacobs ndërhyri duke thënë: “Nuk kam pyetje për këtë çështje, por një koment. Nuk po merrem me detajet e pasurisë, por me rastin e punësimit. Në të gjithë karrierën time nuk kam parë kurrë një rast kaq blatant të abuzimit me pushtetin.”

Qëndrimi përfundimtar i Kadanës ishte kërkesa për rikonfirmim në detyrë.

Vendimi pritet të jepet më 20 dhjetor, ora 10.30. (BIRN)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDER SHUMË I MADH PËR "LOS BLANCOS"/ Griezmann mund të REALIZOJË ËNDRRËN e Perez
Previous article KIM DHE NORTH SI SHOQE TË NGUSHTA/ Realizojnë setin e parë fotografik së bashku

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë Aktualitet

PARASHIKIMI I MOTIT/ E diela me temperatura të larta, temperaturat ngjiten deri në 39°C! Ja qytetet ku pritet të jetë më nxehtë

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT