• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“NUK PREMTOI…”/ SHBA mohon pretendimin e Turqisë për Gylenin
Home
Nderkombetare

“NUK PREMTOI…”/ SHBA mohon pretendimin e Turqisë për Gylenin

18 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Shtëpia e Bardhë mohoi pretendimin e Turqisë se Presidenti Donald Trump po shqyrton mundësinë e ekstradimit të klerikut mysliman Fethullah Gylen që jeton në Shtetet e Bashkuara.

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se “gjatë takimit me Presidentin turk Erdogan në samitin ekonomik të G-20s në Buenos Aires, presidenti Trump nuk bëri ndonjë premtim për ekstradimin e Fethullah Gylenit”.

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çaushollu tha më parë në rrjetin televiziv CNBC se zoti Trump i kishte komunikuar presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se SHBA janë “duke punuar për ekstradimin” e Gylenit dhe “njerëzve të tjerë”.

Gyleni jeton në mërgim në Pensilvani. Turqia e akuzon atë për orkestrimin e grushtit ushtarak të shtetit kundër Presidentit Erdogan në vitin 2016.

Gyleni e mohon akuzën, por Ankaraja ka kërkuar që Shtetet e Bashkuara t’a ekstradojnë atë në Turqi.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Turqia nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme që mbështesin pretendimin e saj kundër Gylenit.

Zoti Çaushollu tha se ai ka parë një hetim “të besueshëm” të FBI-së që tregon se si organizata Gylen i shmanget pagimit të taksave. Zoti Erdogan tha javën e kaluar se qeveria e tij do të fillojë të verë në shënjestër ata që financojnë operacionet e Gylenit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ROMEO KARA/ Nëse mendoni, se populli do të stresohet nga dhuna juaj në bllokimin e rrugëve dhe do t’i kundërvihet qeverisë e keni gabim
Previous article KËRCËNIMI I YLLI RAKIPIT/ Reagon AMA: Presioni ndaj gazetarëve i përsëritur. Dënojmë...

F.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT