Kryeministri Edi Rama u zotua sot në bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, se tarifat universitare do të ulen në masën 50% për të gjithë studentët e sistemit universitar publik por edhe per te gjitha pikat e tjera ka zgjidhje qe presin dialog.
“Ne do t’i ulim tarifat për të gjithë, në fazën e parë për të gjithë 50%”.
Kryeministri Rama, sqaroi se këto para do të paguhen nga buxheti i shtetit.
Por, ne fund te takimit Rama dha edhe nje lajm tjeter per studentet. Ai tha se ne portalin shqiperiaqeduam.al do te hapet neser nje kategori per studentet ku mund te dergojne verejtjet, kritikat, sygjerimet etj.
ERTV Live😊: Tiranë, Universiteti Bujqësor – Dialogu për 8 pikat e protestës studentore dhe Paktin për Universitetin mes qeverisë e studentëve 🤝
Gepostet von Edi Rama am Dienstag, 18. Dezember 2018


