Kryeministri Edi Rama ka publikuar në mbrëmje një video ku shihet ajo çfarë ka ndodhur gjatë takimit ë pasdites me studentët dhe pedagogët e Fakultetit Gjeologji Miniera.
Në postimin e tij në Facebook, Rama shkruan se ky takim ishte një nxemje për Dialogun e pashmangshëm, i cili do të vijë së shpejti.
REAGIMI I RAMËS
Me pedagogë e studentë, në një “nxemje” për Dialogun e pashmangshëm, i cili po nis mes ngurrimesh të mëdha e frikërash të çuditshme, në një atmosferë thuajse surreale ku mijëra e mijëra vetë, u druhen sa presioneve online të pakicës që s’do Dialog dhe sa bashkëbisedimit me një njeri të vetëm
Shumë faleminderit sidoqoftë secilit prej atyre që me praninë në sallë, e thyen pa kthim akullin e Mosdialogut
Nesër të tjerë
Shënim: Ky regjistrim transmetohet me miratimin e të gjithë të pranishmëve në sallë, pa asnjë votë kundër.


