• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
GRABITI “PORSCHE” DHE PLAGOSI NË KOKË POLICIN/ I riu merr dënimin me… (HISTORIA)
Home
Breaking News

GRABITI “PORSCHE” DHE PLAGOSI NË KOKË POLICIN/ I riu merr dënimin me… (HISTORIA)

17 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë ditën e djeshme vendimin final për Aldi Lleshajn, të riun, i cili dy vite më parë u bë protagonist teksa bëri luftë me armë me Policinë në Lezhë. Togat e zeza e dënuan në përfundim Aldi Lleshajn me 24 vjet burg, ndërsa prokurori Behar Dibra kishte kërkuar 27 vjet burgim për grabitësin e armatosur.

Autori Aldi Lleshaj
Autori Aldi Lleshaj

Në seancën e djeshme, mbrojtja nuk shprehu asnjë kundërshti për akuzat, apo dosjen e Prokurorisë, por kërkoi masë mjekësore ndaj Lleshajt, pasi, sipas avokatit Fran Dashi, vuan nga sëmundje të shëndetit mendor.

Ai u shpreh se ekspertiza e bërë ndaj Lleshajt ishte kontradiktore dhe se klienti i tij dukej qartë se vuan nga çrregullime të personalitetit, por në fund, Gjykata nuk i mori parasysh këto pretendime, duke dhënë një dënim përfundimtar prej 24 vitesh burg, konkretisht, 11 vite burg për “Grabitje me armë”, 21 vite për “Vrasje e punonjësit të Policisë”, mbetur në tentativë dhe 4 vite burg për “Armëmbajtje pa leje”.

DOSJA

Prokurori Behar Dibra shpjegoi dje të gjithë kronologjinë e ngjarjes. Sipas tij, në datën 22 dhjetor të vitit 2016, i pandehuri i ka dalë para një makine tip “Porche”. Ai i ka drejtuar armën drejtuesit të mjetit dhe i ka bërë shenjë që të dalë jashtë. Fillimisht, drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar, duke bërë rezistencë, por pasi ka parë sjelljen agresive të Lleshajt, i cili ka goditur në xham dhe i dridheshin duart, ka dalë nga makina, duke iu bindur të pandehurit.

Ky i fundit ka marrë makinën dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pronari i mjetit ka lajmëruar Policinë, e cila i është vënë nga pas. Për të bërë të mundur arrestimin e Lleshajt, ka marrë pjesë edhe RENEA, ndërsa pas ndjekjes, është bërë i mundur ndalimi i tij në autostradën Shkodër-Tiranë. Pikërisht në këtë moment ka pasur shkëmbim zjarri mes tij dhe Policisë, ku ka përfunduar i plagosur në kokë, punonjësi i Policisë Nikolin Gjergji. Pas kësaj, Aldi Lleshaj ka mundur të shpëtojë dhe të vazhdojë arratisjen e tij në ara, ku pas një ore ndjekjeje, është arrestuar.

I AKUZUARI

Avokati i Lleshajt, Fran Dashi, tha se klienti i tij është i sëmurë dhe ka çrregullime të personalitetit. Sipas tij, kanë qenë kontradiktore në lidhje rezultatet e ekspertizës, pasi thoshin se ka pasur disa shenja të sëmundjes, por e kanë konsideruar atë të përgjegjshëm.

Në trupin e Aldi Lleshajt ka pasur plagë të krijuara nga një armë zjarri, por për këtë fakt nuk është hetuar kurrë, sipas Dashit. “Ne kemi kërkuar planin e masave të asaj dite”, tha avokati, “por nuk kemi marrë përgjigje”. Ndërkohë në dëshminë e tij, Lleshaj ka thënë se në fillim ka qenë Policia që ka hapur zjarr dhe ai ka qëlluar për vetëmbrojtje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E DREJTË SOVRANE E KOSOVËS"/ Turqia mbështet formimin e Ushtrisë
Previous article E RËNDË NË MIRDITË/ Bie nga ballkoni e moshuara, shpëton MREKULLISHT kur...

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT