• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRKQËSIMI I MOTIT/ Ministrja e Mbrojtjes zbulon planin e masave: Institucionet përgjegjëse të marrin masa URGJENTE
Home
Sociale

PËRKQËSIMI I MOTIT/ Ministrja e Mbrojtjes zbulon planin e masave: Institucionet përgjegjëse të marrin masa URGJENTE

17 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ministria e Mbrojtjes duke parë situatën me motin që pritet të jetë në ditët në vijim, ka dalë më një plan masash që të mos ketë përmbytje.

Në një njoftim për mediat bëhet me dije se  u është kërkuar prefektëve të qarqeve, drejtuesve të bashkive, drejtuesve dhe institucioneve qendrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së përgjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

NJOFTIMI I PLOTË

Nisur nga fakti, që ka pasur shtim të reshjeve dhe ulje temperaturash sidomos në zonat malore, gjë e cila pritet të jetë dhe në ditët në vijim, me porosi të Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile ne Ministrisë së Mbrojtjes, Haki ÇAKO, u është kërkuar prefektëve të qarqeve, drejtuesve të bashkive, drejtuesve dhe institucioneve qëndrore në nivel rajonal dhe vendor, të marrin masa urgjente sipas fushës së pergjegjësisë, për përballimin e çdo situate emergjente, si dhe sigurimin e kushteve për jetën normale të komunitetit.

Prefektët e qarqeve nëpërmjet strukturave të emergjencave civile pranë administratës së tyre të komunikojnë me subjektet kontraktore që këto të venë në dispozicion të gjitha kapacitetet e tyre njerëzore dhe teknike dhe sasitë e mjaftueshme të kripës, dhe të skorieve etj., për të ndërhyrë në pastrimin e rrugëve nga dëbora, eleminimin e ngricave në rrugë, pastrimin e rrugëve nga inertet dhe gurët që mund të bien në rrugë, etj.

Gjithashtu, prefektët e qarqeve kërkohet të bashkëpunojnë me strukturat e Policisë së Shtetit, ARRSH, OSHEE, për të pasur një menaxhim dhe qarkullim normal të automjeteve në akset rrugore, veçanërisht të atyre që kryejnë transportin e nxënësve dhe mësuesëve për në shkolla dhe anasjelltas, si dhe të punohet për eleminimin në kohë të defekteve në furnizimin me energji elektrike të komunitetit, objekteve social-kulturore, spitaleve, hidrovorëve, etj, për të përballuar sa më mirë situatën që mund të krijohet nga reshjet, ngricat, etj.

Strukturat e emergjencave civile pranë Administratës së Prefektit, si dhe pranë bashkive kërkohet të rrisin angazhimin e tyre maksimal, për zbatimin e detyrave, me qëllim që të shmangen pasojat negative të padëshiruara për komunitetin dhe mjedisin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BESOJENI OSE JO/ Melania Trump veshi fustanin e “Céline” dhe la në hije modelen në pasarelë (FOTO)
Previous article TËRMET TE SKËNDËRBEU/ Orges Shehi jep dorëheqjen pas humbjeve të fundit

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT