Protesat e studentëve kanë tërhequr edhe vëmendjen e shtypit italian, i cili ka pasqyruar edhe më herët zhvillimet e këtyre protestave si dhe incidentet që kanë ndodhur si pasojë e instrumentalizimit të këtyre protestave për shkak të përfshirjes së militantëve të partive opozitare mes studentëve.
Mediat italiane i kanë kushtuar gjithashtu vëmendje edhe protestës së sotme të studentëve duke cilësuar faktin se kësaj rradhe ato u nxitën nga partitë opozitare, ku pas apelit të Partisë demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim studentëve iu bashkuan edhe qytetarë të cilët protestuan si ‘studentë’.
Në artikullin e saj, Agenzia Nova shkruan se: “Në demonstratën e sotme para godinës së qeverisë u bashkuan edhe qytetarë, pas apelit për të mbështetur protestat e opozitës të përbërë nga Partia Demokratike dhe LSI”
Ndërsa Libero.it citon thirrjen e vazhdueshme të Kryeministrit Rama për dialog: “Të refuzosh dialogun është dobësi”
Shkrimi në Agenzia Nova
Vijon në Shqipëri protesta e studentëve të universiteteve publike duke kërkuar që tetë kërkesat e parashtruara për disa ditë të pranohen, duke refuzuar ofertën e dialogut nga Kryeministri Edi Rama.
Në demonstratën e sotme para godinës së qeverisë u bashkuan edhe qytetarë, pas apelit për të mbështetur protestat e opozitës të përbërë nga Partia Demokratike, partia kryesore e qendrës së djathtë, udhëhequr nga Lulzim Basha dhe Lëvizja Socialiste për integrimi, Lsi, partia e qendrës së majtë. Në Tiranë, grupit të studentëve iu bashkuan edhe studentë të nga qytetet e tjera.





