• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ILEGAL” NË ANGLI/ Kush është SHQIPTARI që shkatërroi banesën e britanikëve kur goditi me makinë…(FOTOT)
Home
Sociale

“ILEGAL” NË ANGLI/ Kush është SHQIPTARI që shkatërroi banesën e britanikëve kur goditi me makinë…(FOTOT)

17 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Craig Collins dhe familja e tij ishin në gjumë, kur shqiptari Eljado Prendaj përfundoi me makinën e tij Ford Focus në shtëpinë e tyre në rrugën Leigh, duke shkaktuar dëme të mëdha e duke tmerruar personat që ndodheshin brenda.

Shqiptari i cili kishte shkuar ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, goditi fillimisht dy automjetet e familjes Collins që ndodheshin të parkuara jashtë. Përplasja ishte kaq e fortë sa një prej automjeteve u përplas me shtëpinë. Pjesë tulle e mbetje të tjera ranë fare pak metra larg dhomës ku flinte djali i çiftit Collins.

Duke e përshkruar incidentin si një prej rasteve më të rënda të dhënies së makinës në mënyrë të rrezikshme, gjyqtari Gary Burrell, nga Gjykata e Southmpton e dënoi Prendajn me 12 muaj burg dhe i tha se përballej me deportim nga shteti britanik.

Sipas mediave britanike, oficerët e policisë u vunë në ndjekje të shqiptarit pasi mbrëmjen e 8 Nëntorit dalluan automjetin që drejtohej prej tij teksa lëvizte në mënyrë të rrezikshme. Fillimisht ai hapi krahun kur u sinjalizua nga policia, por teksa oficerët po zbrisnin nga automjeti, ai i dha gaz makinës dhe u largua me shpejtësi.

Efektivët u vunë në ndjekje të tij në autostradë, e gjatë kësaj kohe vunë re që automjeti po nxirrte xixa, që do të thoshte se një pjesë e tij po prekte tokën.

“Oficerët nuk e panë çfarë ndodhi. Ata u kthyen në një kthesë dhe ndryshe nga sa prisnin nuk e panë makinën. Shumë shpejt dalluan makinën e kthyer në anë dhe dy automjetet e tjera që ndodheshin të parkuara jashtë shtëpisë, të cilat ishin të përplasura. Njëra prej dy makinave kishte përfunduar në derë të shtëpisë, ndërsa tjetra në rrethimin e fqinjëve”, tha në gjykatë akuza.

Dëmtimet në shtëpinë e familjes Collins ishin kaq të mëdha sa ata u detyruan të largoheshin për në hotel, ndërsa dëmet e shkaktuara nga shqiptari përllogaritet se kapin vlerën e rreth 40 mijë paundëve.

Avokatja e shqiptarit Prendaj tha se ai kishte pësuar një moment paniku, kur kishte vendosur që t’i ikte policisë. Ai u shpreh i penduar për çfarë kishte ndodhur dhe i kërkoi ndjesë familjes.

Për gjykatësin Burrell mënyra sesi po i jepte makinës Prendaj ishte “çmenduri”. “Mund të kishe vrarë dikë… po i jepje makinës si të ishe i pushtuar”, tha ai, shkruan tv klan.

Përveç dënimit me burg, shqiptarit iu ndalua që t’i japë makinës për të paktën 3 vjet dhe t’i nënshtrohet një testi të gjatë pasi të përfundojë ky afat.

AlpeNews.al mëson se Eljado Prendaj është personi mëposhtë:

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "KAM BËRË KËNGË TË NGJASHME, I RASHË SHKURT"/ Kompozitori i njohur pranon të vërtetën për...
Previous article I KËRKUAN TË NDALONTE NË KARBURANT/ Dy pasagjerët i vunë flakën makinës së taksistit (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT