Tre policë të Bashkisë së Tiranës kanë rënë në prangat e policisë, për shpërdorim të detyrës.
Burime bëjnë me dije se tre policët e arrestuar janë kapur duke i marrë para shitësve ambulantë.
Ndalimi i tre policëve është bërë me urdhër-arrest të Prokurorisë së Tiranës, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.


