“Interesant! Lulit i dalin vota më shumë se votues”, ky është reagimi i shkurtër i bërë nga Jozefina Topalli, ish-deputete e PD-së pas votimit për Këshillin Demokrat të Partisë Demokratike. Rezultatet e votimit janë publikuar dje nga ana e PD-së, ndërsa është bërë e ditur dhe lista me kandidatët fitues.
Topalli prej disa muajsh ka shkëputur çdo marrëdhënie me PD-në, për shkak të përplasjeve të vazhdueshme që ajo ka pasur me kryetarin Lulzim Basha.
Mirëpo lidhur me detajin e publikuar nga Topalli, me numrin e votuesve dhe pjesëmarrësve, ka pasur një reagim dhe nga ana e PD-së.



