• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ZGJEDHJET/ Veliaj: Mezi e pres fushatën, kam shërbyer me dashuri
Home
Intervista

ZGJEDHJET/ Veliaj: Mezi e pres fushatën, kam shërbyer me dashuri

17 December, 2018 F.autor Intervista, Politikë

Tirana ka heronjtë e vet, që prej atyre që kanë dhënë jetën për çlirimin e saj e deri tek heronjtë e përditshëm që nuk kanë muskuj të fortë, apo trup të kalitur. Heronjtë e këtij qyteti nuk është e thënë të jenë nga ky qytet. Kanë ardhur vite, dekada, shekuj më parë, por ka prej atyre që kanë ardhur dje dhe pritet të vinë nesër apo pasnesër. Këtë fat kanë të gjitha kryeqytet në botë, ku autokton nuk të bën mbiemri, por puna, rregulli dhe ligji. Qytetarët dhe vullnetarët e Tiranës, nuk ia dalin dot pa një mbështetje, suport që vjen nga Bashkia e Tiranës.

I pranishëm në studion e “E Diela Shqiptare” ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Në një intervistë për Ardit Gjebrean, kryetari i Bashkisë, foli për punën me të cilën ai përballet çdo ditë. Duke qenë se dhe pak muaj do të mbahen zgjedhjet lokale (30 Qershor 2019) Veliaj nuk mund t’i shpëtonte pyetjes se si po i pret ai zgjedhjet.lali-eri-1-933x445

Erion Veliaj: Një nga gjërat që kam kuptuar është se ky nuk është një konkurs bukurie, pra nuk është një gjë që bien të gjithë dakord. Gjithmonë do të duhet të marrësh vendime të vështira, ndonjëherë vendime që s’të pëlqejnë të marrësh, por çështja është që gjërat nuk presin, ka një lloj urgjence. Jam bërë më i disiplinuar, nuk i shtyj asnjëherë vendimet e vështira, nuk them të shikoj nesër. I kam kuptuar limitet e mija që në fillim. Jam fokusuar shumë që të ndërtoj një skuadër, është një ushtri e tërë sikurse ju këtu, dhe unë kaloj kohë me këtë ushtri.  Mundohem të bëj maksimumin tim dhe ta ndaj me shokë. Sot punohet në skuadër dhe njerëzit thonë që skuadra e bashkisë së Tiranës meriton të gjithë mirënjohjen.

Ardit Gjebrea: Kur premtoje në fushatë elektorale para 4 vitesh, ishte kjo Tiranë që kishe parasysh?

Erion Veliaj: Shumë punë i zbulon duke i bërë, kur i shef nga afër, kopshtet, çerdhet thua nuk qenkan aq keq sa mendoja, qenkan edhe më keq. Megjithatë patjetër që dikush habitet, gjithë çështja është a kemi mjaftueshëm energji të punojmë. Detyra e dikujt është të tregojë si do bëhet, se që nuk bëhet ka plot. Çdo ditë do ketë një korsi biçikletash, rrugë, ujësjellës, park, çerdhe, kopsht dhe në momenti që i gjithë ekipi është sinkronizuar kur shikon 1 mijë probleme thua ku ta filloj? Përgjigjia, është ta fillosh nga një gjë. Ditën e parë kur shkova në bashki gjeta një aplikacion në telefon që numëronte ditët mbrapsht, nga dita që u futëm deri kur mbaron mandati. Ju thashë kolegëve, kemi 1500 ditë dhe duhet të bëjmë 1500 gjëra, kujdes se koha ikën, të gjithë filluan të rrotullonin sytë. Sot kur ju them që kanë ngelur dhe 200 ditë, sigurisht që i ka kapur urgjenca. Sot ndihem mirë që zgjodhëm këtë metodologji.

Ardit Gjebrea: Sa je i bindur që Tirana do të japë dhe 1500 ditë të tjera?

Erion Veliaj: Mezi e pres fushatën, që të ballafaqohem me gjërat që kam bërë, por edhe për të shikuar alternativën që kanë të tjerët. Dhe unë besoj që ne duhet të kemi një fushatë të qetë, inkurajuese, frymëzuese për alternativat më të mira dhe do të isha shumë i lumtur për të parë alternativat e tjera për të korrektuar punën time. Por kam shërbyer me shumë dashuri dhe besoj se e meritojmë që të vazhdojmë projektet që kemi nisur në Tiranë.  Nuk bëhen të gjithë në një mëndje, për aq kohë sa ka një shumicë të drejtë, të ndershme nuk pyet shumë për parti.

Ardit Gjebrea: Për mendimin tënd ke përkrahës, mbështetës, por edhe kundërshtarë…janë të gjithë politikë?

Erion Veliaj: Absolutisht jo. Në bëjmë një lulishte përpara një pallati dhe mërzitet dikush, sepse aty ku do bëjmë lulishten ai parkonte makinën dhe ai del që është kryetari i organizatës së PS dhe thotë unë i partisë tënde, më ke hequr parkimin dhe më ke vënë lodrat. Duhet punë shpjeguese, njerëzit duhen bërë ortakë të zhvillimit të qytetit duke u thënë prit pak, makina jote do parkohet më lart,  a nuk është më mirë që këtë vend ta ruajmë për fëmijët? Makina jote është prej metali, dhe nuk ka ndjenja ndërsa fëmijët po.  Ky ishte një rast tek rruga “Siri Kodra” dhe u mërzitën socialistët, pasi thanë ne të kemi dhënë votat, ti na bën kënd për kalamajtë. Ndërkohë me pak arsyetim kalojnë këto vështirësi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TRANZICIONI DEMOGRAFIK/ Si po e rrezikon të ardhmen e vendit
Previous article TENTOI TË IKTE NGA GREQIA/ Dështojnë PLANET e SHQIPTARIT të dënuar

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme Politikë

HABIT RAMA/ Vendos foto profili flamingot, pas protestave të vazhdueshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT