• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA/ Veliaj: Kërkesa e studentëve të drejta, dialogu dobi e jashtëzakonshme
Home
Politikë

PROTESTA/ Veliaj: Kërkesa e studentëve të drejta, dialogu dobi e jashtëzakonshme

16 December, 2018 F.autor Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i ftuar sot në emisionin “E Diela Shqiptare” foli edhe për protestën e studentëve, ndërsa e konsideroi jetike për realizimin e kërkesave të tyre dialogun. Sipas tij protesta e studentëve solli në vëmendje të të gjithë shoqërisë një problematikë të mbartur prej vitesh dhe ku aktorët kryesor të përkeqësimit të saj sipas tij janë pikërisht ata që drejtojnë sot jetën universitare në vend.

“Jam i shqetësuar kur dëgjoj që kryetari i bashkisë shkon me biçikletë dhe kryeministri ecën dhe në këmbë dhe një rektor blen makinë 79 milionë lekë. Sigurisht që kjo është shqetësuese. Do të thotë që një institucion, një fakultet që mori përsipër ta drejtojë dhe nuk ka banjo, printer, i kërkon lekë studentëve për të bërë fotokopje, kjo është ulëritëse. Fakti që studentët na e sollën këtë në vëmendje përmes protestës është një gjë shumë e mirë. Shikoj një dobi të jashtëzakonshme tek përpjekja për dialog dhe te fakti që kanë filluar komunikimet. Pse, sepse besoj që të rekrutosh në këtë akuzë kryeministrin dhe qeverinë dhe ta bësh ortak të studentëve për t’i adresuar këto çështje jo vetëm për të ulur tarifat, por për të shtuar edhe ngacmimeve seksuale të profesorëve, për t’i shtuar edhe korrupsionit kur vjen puna te provimet, edhe te mënyra si shpenzohen këto fonde për lukse ndërkohë që e kërkuan një pavarësi por jo vetëm për privilegje, e kërkuan edhe për përgjegjësinë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se fakti që sot protestohet në çdo orë dhe kohë tregon edhe një anë të mirë, seqeveria sot arrin të sigurojë një të drejtë themelore të shtetasve të vet, ndryshe nga më parë. “Që ky është një qytet që debaton dhe që ka opinione për çdo gjë dhe që kërkon ballafaqim kjo do të thotë se ky është një qytet i gjallë. Njoh shumë qytete në botë ku mbaron ora 5 nuk ka jetë, as për argëtim, as për protesta, për asgjë. E dyta, që ky është një qytet ku sot ti proteston lirshëm dhe nuk vritesh me plumba. Se në Shqipëri kemi qenë, në Tiranë kemi qenë ku protestoje dhe unë mbaj mend nga një protestë jemi kthyer me katër arkivole. Do të thotë që jemi komplet në një situatë tjetër. Pra ti mund të thuash çfarë të duash dhe të mos biesh dakord. Do të thotë që ky qytet bie dakord edhe që mos biem dakord. Por që sot këto protesta dhe kjo lëvizje studentore ka kthyer vëmendjen në një zonë e cila ishte zonë e paprekur, konsiderohej tabu”, tha Veliaj.

Sa i përket rolit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se sapo janë marrë në dorëzim konviktet e studentëve ka nisur puna për rikonstruksionin e parë të tyre, 4 te Inxhinieria e Ndërtimit dhe 8 të tjerë në Qytet Studenti. “Më vjen mirë që si bashki këtë vit qeveria mori një vendim për të na i kaluar ne konviktet dhe siç e keni vënë re kemi filluar fillimisht me Inxhinierinë e Ndërtimit, 4 konviktet e para me KFV, po vazhdojmë me 8 të tjera në Qytetin Studenti. Ajo që unë gjeta kur më transferuan konviktet është që nga viti ’91, 3-4 konvikte janë zaptuar nga këta që sot bëjnë sikur mbështesin studentët, por e kanë vetëm për politikë. Dhe kur shikon vëllezër presidentësh, kur shikon vëllezër ministrash që i kanë kapur të gjithë pronat në Qytetin Studenti, i kanë privatizuar, i kanë kthyer në pika bastesh dhe kafene dhe sot të japin mend them po more dakord, unë në një vit bëra tetë, tetë i kam vitin tjetër. Po këta çfarë bënë përveçse merr çdo lloj prone publike?”, theksoi Veliaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI - KUKËSI/ "SHPËRTHEN" gazetari, Dritan Laçi: Më ngjau me një ceremoni funebre
Previous article NGA PËRPLASJA ME PEMËN TEK DALJA ME MBATHJE NË RRUGË/ Njihuni me vip-at që kanë rrëfyer gafat me alkolin (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna… Politikë

"E KTHYEN SHQIPËRINË NË ARENË..."/ Takimi me shqiptarët në Miçigan, Rama: Flamingo doli nga laguna…

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT