Java që lamë pas ishte një javë e mbushur me zhvillime ku më kryesori ishte padyshim ai i protestës së studentëve.
Ndonëse vijon ende dhe sot, fillimisht kërkesa e tyre ishte dialogimi të cilën kryeministri Rama ia ofroi menjëherë ditën e dytë për të mos u ndalur deri më sot.
E nga këtu, format se si ai e ka kërkuar dialogun, mund të quhen thuajse gjeniale. Kjo për shkak të përdorimit të meme-ve të ndryshme (duke iu përgjigjur studentëve më të njëjtën monedhë), Rama arriti të marrë vëmëndjen dhe sigurisht, me humor dhe ironi si asnjëherë tjetër.
Si mëposhtë, AlpeNews.al ju risjell disa nga postimet më të bujshme të kryeministrit Rama gjatë kësaj jave, ku pyetja kryesore ishte: Kur do e lëmë dialogun?!








