• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI I FIRMËS “DH ALBANIA”/ Prokuroria nis letër-porosi në SHBA
Home
Sociale

SKANDALI I FIRMËS “DH ALBANIA”/ Prokuroria nis letër-porosi në SHBA

16 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Hetimi i dy tenderave me vlerë 30 milionë euro të fituara nga kompania “DH Albania” është shtrirë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është regjistruar kompania mëmë e saj “Danwell Haberman”.  Grupi hetimor ka nisur drejt SHBA-ve letër-porosi ku kërkon informacione nga autoritetet ligjzbatuese të shtetit të Delawerit mbi mënyrën e regjistrimit të firmës “ Dunwell Haberman” atje.

Kjo pas konfirmimit se kompania  ka falsifikuar firmën e sekretarit te shtetit te Delawer, për datën e themelimit si dhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me bilancet e saj ndër vite dhe gjendjen financiare të saj. Skandali mund të jetë akoma më i madh pasi Prokuroria ka dyshime se edhe noterizimi i dokumenteve në shtetit e Delawerit të jetë i falsifikuar. Ky proces sipas burimeve nga grupi i hetimit mund të jetë totalisht fiktiv dhe kjo pritet të verifikohet nga informacioni që do të mbërrijë nga shtetet e bashkuara. Këto dokumente janë përdorur nga përfaqësuesit e “DH Albania” fillimisht ne fitimin  e tenderit të OST për ndërtimin e linjës 220 kilovolt Burrel-Peshkopi me vlere 12 milionë euro. I njëjti dokumentacion thonë burimet është përdorur edhe në tenderin e ndërtimit të lotit të parë të unazës së re, me vlerë 18 milionë euro.

Prokuroria amerikane nga ana e saj është duke kryer një hetim për rastin pasi falsifikimi i firmës së sekretarit te shtetit te Delawerit dhe ajo e një noteri është krim fedaral dhe ndëshkohet rendë. Prokuroria e Tiranë regjistroi procedimin penal për 4 vepra shpërdorim detyre, shkelje e barazisë në tendera, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim. Hetuesit janë duke verifikuar edhe veprimet e Autoritetit Rrugor dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe disa prej tyre do të merren në pyetje. Para hetuesve do të japin deponimet e tyre të gjithë personat e përfshirë në dy tenderat. Deri tani, ne dokumentet e kompanisë rezultojnë emrat e përfaqësuesit ligjor, Avdjol Dobi, të noteres Xhevahire Brahja dhe përkthyeses Shenda Kruja. Kjo e fundit nuk  figuron në listën e përkthyesve zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë, çka do të thotë se përkthimi i saj nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe që sipas Zërit e Amerikës është specialiste e kompanisë ‘Gener2’ të biznesmenit Bashkim Ulaj.  Zëri Amerikës raporton së është pikërisht ‘Gener2’ e Ulajt pas skandalit me dy tenderat me vlere 30 milionë euro, se Avdjol Dobi ka lidhje familjare me biznesmenin dhe se e ka transferuar adresën e tij në kullën “ABA Business Center”, në pronësi të Zotit Ulaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "O ÇUÇIN O Ç*ÇIN"/ Erion Veliaj zbulon detajet nga lindja e Kajan-it dhe ne "u habitëm" (FOTO)
Previous article PAS HUMBJES NDAJ TEUTËS/ Nica: Problemet sa vijnë dhe shtohen, unë do të...

F.autor

Postime të ngjashme

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij Aktualitet

"E LIDHËN DHE E FUTËN NË THES..."/ Misteri i vrasjes së Ferdinant Hotit në Itali. Arrestohet një shqiptar dhe e dashura e tij

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për... Aktualitet

E RËNDË/ 32-vjeçarja humb jetën në hotel, dyshohet për...

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar Aktualitet

NDALOHET JAHTI 14 METRA/ Brenda tij u kapën 2.1 ton kokainë, në pranga edhe 1 shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT