Policia italianë ka vënë në hetim 16 persona, mes tyre edhe 5 shqiptarë, me akuzën e trafikut të marijuanës, hashashit e heroinës nga Shqipëria në Itali.
Lënda narkotike mbërrinte nga Shqipëria në rajonin e Puglias e më pas trafikohej në të gjithë Italinë.
Shqiptarët e vënë nën hetim janë: Bruno Belba, Renato Koci, Petrit Frroku, Elton Gjegja, Dritan Gjegja.
Hetimet e këtij operacioni janë ekzekutuar nga Antimafia italiane, e cila ka mundur të zbardhë një sistem të rafinuar të trafikimit të drogës në Itali përmes bashkëpunimit me trafikantë shqiptarë.
Pika e referimit të trafikantëve shqiptarë ishte Dritan Gjergji, i cili mbante lidhjet me grupin e trafikantëve italianë.
Baza operative e këtij grupi trafikantësh ishte komuna Scafali në provincën e Salernos.
Hetimet e operacionit të antidrogës italiane të nisura me 2016 kanë vërtetuar episode të shumta të trafikimit të drogës për llogari të këtij grupi kriminal.
AlpeNews.al mëson se Bruno Belba është personi që shihni mëposhtë:





