• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“HOQI EMRIN TIM…”/ Imami denoncon Bashën: Mashtrues, nuk më bashkon asgjë me të
Home
Politikë

“HOQI EMRIN TIM…”/ Imami denoncon Bashën: Mashtrues, nuk më bashkon asgjë me të

15 December, 2018 F.autor Politikë

Arben Imami thotë se do të kishte dhënë dorëheqjen nga kandidatura për anëtar në Këshillin Kombëtar siç bënë shumë kolegë të tij, por Basha nuk ia dha as këtë kënaqësi, duke e lënë jashtë listave.

E duket se kjo ishte vija e kuqe, e cila e ndau terësisht me kryetarin.

Imami: Po të isha në listën e Këshillit Kombëtar do të kisha bërë të njëjtën gjë që bënë disa kolegë të tjerë. Por kjo është një gjë që duhet ta zgjidhja unë. Basha e hoqi emrin tim nga lista e Këshillit Kombëtar megjithëse Këshilli Kombëtar i vjetër do të votohej i gjithi së bashku. Pasi ka bërë të gjitha këto thotë hajde bashkohemi. Për çfarë të bashkohemi?Nuk më bashkon asgjë me zotin Basha, është përfitues i punës, djersës dhe gjakut të PD. E rrënoi atë parti. Me të personalisht nuk kam asnjë pikë konktakti.

I ftuar në Ora News, Imami thotë se Basha e pati shansin të bashkonte partinë, por e mbylli vetë atë rrugë.

Imami: Kishte një shans, ja dhamë këtë shans në një vit e gjysmë të reflektonte.Mund të propozonte çfarëdolloj kompromisi të hapur dhe të ndershëm, por nuk mund të fusë njerëz për të bërë kompromise të ndyra. Nuk kam bërë kompromise me njerëz shumë më të nivelit të lartë sesa ky mashtrues. Më kanë bërë propozime të rëndësishme në ’90.Nuk mund ti mbyllë gojën me oferta të tilla askujt.Një kompromis i hapur, i shëndetshëm sigurisht që do ti shërbente PD dhe unë personalisht, dhe jo vetëm unë, ja kemi ofruar në këtë vit e gjysmë që kur bëri shitjen e zgjedhjeve të PS, ai e ka mbyllur vetë atë rrugë.

Për Arben Imami, mbledhja e Kongresit ishte në kundërshtim me rregulloren e partisë.

Imami: Ishte e qartë se do shkonte në këtë mënyrë, nuk kishte asnjë surprizë. Me këtë po vulos përçarjen e PD që e shkaktoi ai. Bashkimi dhe harmonia mund të krijohen vetëm mbi bazën e rregullit të mirëpranuar. Nëse prishet ky rregull dhe dëmton lirinë e personit dhe drejtësinë nuk ka shanse për bashkim. Këtë ka bërë Basha.

Për pjesmarrësit në Kongresin e PD-së ndjen keqardhje, pasi siç thotë ai, i bënë një varrim kolektiv një vlere të madhe të politikës shqiptare.

Imami: Ku janë 7000 anëtarë? Lista ka 7 000, aty nuk janë 7000. Premtoi se nuk do vepronte më pa pyetur forumet. Vijon në të njëjtën mënyrë, të gjitha vendimet i merr në mënyrë autokratike i vetëm. Ku është forca e këtij njeriu? Heshtja e atyre që shkojnë në Kongres dhe mendojnë se mos ka një shans, por në fakt janë duke bërë një varrim kolektiv të një vlere të madhe të politikës shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ZOTI I ZIKALTËREVE"/ VAR-I dhe “Panenka” e Icardit rikthejnë Interin tek fitorja (VIDEO)
Previous article KUR "DIAOLOGU" KTHEHET NË TREND/ Të rinjtë “kopjojnë” shprehjen e Ramës. Kryeministri: Hë pra, se u bë burrë

F.autor

Postime të ngjashme

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni! Politikë

TAKIM ME SHQIPTARËT NË MICHIGAN/ Rama jep detajet: Jam i ftuar nga komuniteti, ju ftoj të na bashkoheni!

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë Politikë

ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM 2026/ Rama: Përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Politikë

RAMA VIZITË NË SHBA/ Merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT