Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një intervistë për Zërn e Amerikës. E pyetur për gjendjen aktuale në vend, Kryemadhi u shpreh se sistemi i drejtësisë është në gjendje alarmante. Kryetarja e LSI kërkoi nga EURALIUS dhe OPDAT që të tregojnë se ku është shkruar që Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë.
Duke përmendur këtu drogën në shqipëri apo edhe radarët, ku I quan si kapje dhe dorë të qeverisë.
“Zgjidhja e çështjes është ndër më të rëndësishmet, pse në ditën e fundit duhet ta diskutojmë. Çështjet e drejtësisë nuk zgjidhen në tryeza, por në parlament, jo me allishverishe politike. Duhet të ulemi në institucionet parlamentare.
Ne na kanë kaluar të gjitha afatet, duhet të ishin ngritur KED, KLP dhe të gjitha të tjerat. Nuk mund të përdorim dy standarde. EURALIUS dhe OPDAT të na thonë ku është shkruar në kushtetutë se Kryeprokurori mund të zgjidhet me shumicë të thjeshtë’, deklaroi Kryemadhi në Zërin e Amerikës. /AlpeNews.al


