Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u bëri thirrje nga qyteti i Lushnjes të gjithë anëtarëve të LSI-së kudo që janë që të lënë kartat e anëtarësisë, të marrin flamurin kombëtar dhe ti bashkohen ditën e hënë protestës së studentëve.
Një pjesë e fjalës:
“Këtë mësim të madh që studentët shqiptarë ia dhanë politikës, ne nuk duhet ta humbasim, por duhet ta bëjmë tonën, mënyrë të tillë që të kemi forcën, të kemi guximin, të kemi zemrën e atyre studentëve, të përballemi me këtë të keqe kaq të madhe. Sot unë kam qenë në Durrës, në Kavajë, kam pasur disa takime të tjera. Nesër përsëri do të vazhdoj në Korçë, Pogradec, Përrenjas, Elbasan e kudo, jo për ti bërë thirrje shqiptarëve. Por do dal për ti bërë thirrje të gjithë anëtarëve të LSI kudo që janë, të harrojnë kartën e partisë dhe të marrin flamurin kombëtar për tu bashkuar të hënën me studentët”, tha Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
E megjithatë, thirrja e Kryemadhit nuk duket të ketë shumë vend në këtë rast. Kjo pasi që prej ditës së parë të rinjtë e LSI kanë qënë pjesë e protestës. Madje, ata sëbashku me të rinjtë e PD, janë edhe arsyeja se përse protesta e studentëve e ngritur me kaoza të drejta dhe me kërkesa të plota sot ka mbetur me 20 veta në Bulevard.
Për këtë arsye sot, thirrja e Kryemadhit se anëtaret e LSI u duhet të harrojnë sipas saj, kartën e partisë është e pavend.
/AlpeNews.al


