• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTERVISTË PËR “BBC WORLD SERVICE”/ Kryebashkiaku Veliaj prezanton transformimin e Tiranës
Home
Intervista

INTERVISTË PËR “BBC WORLD SERVICE”/ Kryebashkiaku Veliaj prezanton transformimin e Tiranës

15 December, 2018 F.autor Intervista, Politikë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuari special i kësaj të shtune në “BBC World Service” në Londër, për të folur para dëgjuesve të gjigantit mediatik britanik për ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti shqiptar, por veçanërisht për masat lidhur me uljen e përdorimit të makinave dhe nismën për rritjen e cilësisë së ajrit, si mbjellja e 2 milion pemëve të Pyllit Orbital.

Për rreth një orë transmetimi radiofonik, Veliaj diskutoi me gazetarin e BBC World, Julian Worricker dhe gazetaren e njohur, Stefanie Bolzen, për të cilët shpjegoi se përfshirja e fëmijëve në fushatat “green”, siç ishin Ditët pa Makina apo ndërtimi i këndeve të lojërave, solli ndryshimin e shumëpritur në mentalitetin e të rriturve.

Ai tha se avokatët më të mirë të shumë prej nismave të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës janë pikërisht fëmijët. Falë tyre dhe Ditëve pa Makina, të rriturit u “dorëzuan” duke lënë automjetet e tyre në shtëpi. “Si politikan, ti rrethohesh nga ekspertë që të thonë fokusohu te votuesit, pasi nëse i mban ata të lumtur mund të kesh mundësinë e rizgjedhjes. Por, unë pyes: e gjithë kjo bëhet për zgjedhjet e ardhshme apo është gjithashtu një sfidë për gjeneratat e ardhshme? Ndaj, në shumë nga sfidat tona ne përfshijmë fëmijët. Ata nuk janë votues, nuk janë taksapagues, por nuk kanë as dogma. Kur organizuam Ditët pa Makina, kjo ishte diçka shkatërruese për prindërit, të cilët u binin pa pushim borive të makinave. Por, fëmijët i donin Ditët pa Makina dhe kur u kthyen në shtëpi pasdite, thanë se ishte diçka e mrekullueshme të bëje xhiro me biçikletë përreth qytetit, ishte e mrekullueshme të luaje me skateboard apo të patinoje nëpër Tiranë. Kështu, publiku u përfshi në këtë nismë. Ndaj, mendoj se përfshirja e fëmijëve si një element kyç i përfshirjes civile ktheu mendjet e disa prindërve që në asnjë mënyrë tjetër nuk do t’i kishin lënë makinat e tyre”, u shpreh Veliaj.

Ai u ndal gjerësisht në politikat e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjedisit, ku falë planit urbanistik të hartuar nga arkitekti i njohur italian, Stefano Boeri, qyteti i Tiranës do të rrethohet shumë shpejt me 2 milionë pemë. “Arsyeja pse kemi filluar “Tirana 2030” me arkitektin Stefano Boeri është sepse ai na njohu me idenë e mrekullueshme për pyjet vertikale. Ndaj, thamë pse të mos kalojmë nga ideja e një pylli vertikal, në idenë e një Pylli Orbital, të vendosim limitet e qytetit, të mos shkatërrojmë më, të shtojmë hapësirat e gjelbra”, tha Veliaj. Falë kontributit të qytetarëve dhe shumë kompanive private, sezonin e shkuar u mundësua mbjellja e rreth 126 mijë pëmëve, një objektiv që pritet të tejkalohet këtë sezon.

Ne u përballëm me faktin se qytetet me makina nuk mund të përballojnë 2 milionë pemë. Por, një ditë menduam: po sikur të gjithë fëmijët e qytetit tonë të mbjellin nga një pemë për ditëlindjen e tyre? Po sikur ta bënin këtë edhe për përvjetoret e prindërve? Apo në kujtim të gjyshërve të tyre? E nisëm pak a shumë si një lojë të qytetit, ku vitin e kaluar mbollëm 126 mijë pemë. Këtë vit kemi të njëjtin synim, por duke përfshirë të gjithë qytetin”, shpjegoi Veliaj.

Por, nismat e Bashkisë së Tiranës për përmirësimin e mjedisit nuk përfundojnë këtu, pasi kryebashkiaku Veliaj foli edhe për një nga projektet më të dashura për të: transformimi i transportit publik në kryeqytet, ku përparësi do t’i jepet atij autobusëve elektrikë, si një hap i madh përpara për uljen e ndojtjes së ajrit.

I pyetur nga gazetarët për nismat për uljen e ndotjes mjedisore, Veliaj renditi suksesin me ndalimin e qeseve plastike dhe rritjen e përdorimit të makinave elektrike, sidomos atyre taksi. “Nuk ka nevojë që të jesh Londra për të ndaluar qeset plastike. Tirana gjithashtu ka vendosur një tarifë mbi qeset plastike dhe funksionoi. Qytetet janë të obsesuara për të ndërtuar trame me kabuj, kur lehtësisht mund të kalojmë te makinat elektrike ose autobusët elektrikë. Unë e di që tani është një revolucion, autobusët elektrikë po ndryshojnë me orë, sa i përket temës së inovacionit. Më kujtohet kur rritesha në Shqipërinë komuniste, kishim vetëm një telefon fiks në të gjithë katin. Të gjithë ishim të detyruar të shkonim në atë shtëpi për të folur në telefon. Pastaj, në kohën e demokracisë të gjithë u bëmë me telefona, por më vonë doli celulari. Menjëherë bëmë kapërcimin e madh dhe të gjithë sot kanë nga një celular. Ndaj, mendoj se duhet të inkurajojmë hemisferën jugore të globit që të tejkalojë disa nga etapat”, tha Veliaj për BBC World Service.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FITORE KARAKTERI/ Griezman shkruan historinë, Atletico kap Barcelonën (VIDEO)
Previous article E PADËGJUAR NË LUSHNJE/ I hedhin gabimisht 143 milionë lekë në llogari, gruaja: NUK i dua (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve Politikë

“TIRANA EUROPIANE E LIRIVE TË BARABARTA”/ Rama ndan pamjet nga protesta dhe aktiviteti i të rinjve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT