Një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Greqia se ishte dënuar me 16 vite burg.
Shtetasi Bardhok Frroku ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.
AlpeNews.al ka siguruar foton e 43 vjeçarit:
/AlpeNews.al



