Pas rrëmbimit të protestës nga PD-LSI dhe gatishmërisë së kryeministrit Rama për të pranuar të tetë kërkesat e studentëve, madje për të shkuar edhe përtej tyre, ka bërë që studentët të braktisin protestën.
Siç mund të shihni edhe nga këto foto të realizuara mbrëmjen e sotme para kryeministrisë, numri i tyre është tepër i vogël, kryesisht kalimtarë kureshtarë por edhe simpatizantë të partive të opozitës.
Tashmë në forumet studentore kanë filluar bisedimet për ndërprerjen e protestës dhe rifillimin e procesit të mësimit në të gjitha auditoret e universiteteve.
Gjatë gjithë ditëve të protestës shefi i qeverisë ka mbrojtur me forcë idenë e dialogut me studentët, duke theksuar se kjo është rruga e duhur për plotësimin e kërkesave të tyre, por edhe më shumë se aq.




