• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“INFILTRIMI I OPOZITËS PO I HUMBET KUPTIMIN PROTESTËS”/ Flet pedagogu: S’ka më justifikime. Koha për DIALOG (INTERVISTA)
Home
Intervista

“INFILTRIMI I OPOZITËS PO I HUMBET KUPTIMIN PROTESTËS”/ Flet pedagogu: S’ka më justifikime. Koha për DIALOG (INTERVISTA)

14 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Intervista, Sociale

Pedagogu dhe analisti i njohur Ilir Yzeiri, në një interviste ekskluzive për AlpeNeës.al shprehet se protestës së studentëve i ka ardhur tanimë koha për dialog.

Ai gjithashtu thotë se tetë kërkesat e tyre janë mëse të drejta, por infiltrimi i partive opozitare po zbeh kuptimin e tyre.

Intervista e plotë:

Protesta e studentëve sot mbushi ditën e 10. Mendoni se do të ketë dialog (sëafërmi) midis tyre dhe kryeministrit?

Unë tani uroj që të gjendet një zgjidhje për ngërçin e krijuar dhe mendoj se studentët duhet të shfaqen më tëvendosur e të organizuar që t’i realizojnë sa më shpejt kërkesat e tyre. Ata arritën ta identifikojnë problemin me shumë forcë, ia paraqitën shoqërisë me dinjitet dhe tani ka ardhur koha ta zgjidhin.

Ditë më parë jam shprehur se kryeministri nuk ka përse u kërkondialog, ai mjafton të mbledhë qeverinë dhe të marrë vendimet e nevojshme për t’i bërë ligje kërkesat e studentëve. Tani, duke parë dinamikën e ngjarjeve, mendoj se studentët duhet të krijojnë struktura të posaçme që të përfaqësohen në takim me kryeministrin. Tani mendoj se është e kapërcyer forma ultimative e kërkesave. Edhe kryeministri apo qeveria ka të drejtë të dëgjohet.

Ju si pedagog si i vlerësoni auditoret bosh dhe a janë të drejta tetë kërkesat e studentëve?

Kërkesat e studentëve janë plotësisht të drejta. Ato janë një alarm për të na kujtuar të gjithëve modelin jo të drejtë që kemi zgjedhur për arsimin në Shqipëri dhe për Universitetin në veçanti.

Cila mendoni se është arsyeja kryesore që studentët nuk bien dakord për dialog. Kujtojmë se kryeministri Rama i ka ftuar thuajse çdo ditë duke thënë se është gati ti pranojëpikat.

Tani e kam tëvështirë ta kuptoj se përse studentët e refuzojnë dialogun. Në fillim mendoja se ishte formë e artikuluar e zemërimit tëpërgjithshëm. Tani më duket se nuk justifikohet më. Kur një e drejtë e kalon cakun ajo kthehet në padrejtësi.

Mendoni se zbehja disi e protestave, erdhi pas ndërhyrjeve së forumeverinore të partiveo pozitare?

Çdo ngjarje, sado me përmasa të mëdha të jetë, ka një fillim, një vijim dhe një fund. Në rastin e protestave të studentëve, infiltrimi tani në fund i opozitës, po ia humbet kuptimin protestë sdhe po e zbeh shkëlqimin që ajopati në fillim.

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PAZAKONTË/ Për herë të parë në historinë e futbollit, një tifoz blen ABONIM të...
Previous article LIVE/ Partizani-Kukësi: Skuadra e Cungut e nis në sulm pjesën e dytë, Alban Hoxha tregon reflekset (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni Aktualitet

NIS FAZA E DYTË E APLIKIMIT TË KREDISË SË BUTË/ Lista e dokumenteve që duhet të dorëzoni

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur Aktualitet

JEHONË TURIZMIT SHQIPTAR/ Media italiane: Nga mali te deti, ja vendet që nuk duhen humbur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT