• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
TRANSPORTI PUBLIK DHE AGROTURIZMI/ Veliaj pritet në takim zyrtar nga kryebashkiaku i Bolonjes
Home
Politikë

TRANSPORTI PUBLIK DHE AGROTURIZMI/ Veliaj pritet në takim zyrtar nga kryebashkiaku i Bolonjes

14 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Transporti publik, ndërhyrjet urbane dhe agroturizmi, fokusi i takimit mes dy homologëve. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një vizitë pune në Bolonja, ku u prit në një takim nga homologu i tij, kryetari i Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola.

Gjatë takimit të përbashkët, dy kryebashkiakët, Veliaj dhe Merola, diskutuan mbi mundësinë e bashkëpunimit dhe të rritjes së shkëmbimit të eksperiencave në fushën e transportit publik, si dhe atë të projekteve të rigjenerimit urban dhe mjedisit.

Një vëmendje të veçantë u vendos edhe tek projektet e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin me efikasitet të Terminaleve të Autobusëve Ndërqytetas, çka sjell lehtësi për udhëtarët, por edhe për drejtuesit e këtyre mjeteve. Një pikë e rëndësishme e diskutimit mes dy homologëve ishte edhe rritja e bashkëpunimit në fushën e agrobiznesit, ku Bolonja është lider në botë falë eksperiencës së saj të krijuar ndër vite në këtë fushë.

Veliaj dhe Merola shprehën vullnetin për çuar më tej projektet e përbashkëta në fushën e agroturizmit, për të realizuar ambicien e Bashkisë së Tiranës për fuqizimin e sektorit të agroturizmit dhe zhvillimin e zonave rurale. Kreu i Bashkisë së Tiranës dhe kreu i Bashkisë së Bolonjës, Virginio Merola diskutuan mbi shkëmbimin e ideve dhe të eksperiencave mbi çështjet e strehimit social, decentralizimit të shërbimeve, si dhe të mbështetjes për stacionet e zjarrfikësve të Tiranës.

Më pas, Veliaj nënshkroi edhe tek “Libri i të ftuarve të Nderit” të Bashkisë së Bolonjës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZHI PËR TË ARDHMEN NË EKIP/ Ribery: Shumë njerëz pyesin nëse do të vazhdoj, por dua të...
Previous article PROGRAMI I FUNDVITIT NË RTSH/ Kjo është këngëtarja e njohur e cila rikthehet në ekran si moderatore

Isa.Autor

Postime të ngjashme

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT