• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E STUDENTËVE/ Manjani bën për “ujë të ftohtë” Metën: Pse t’ju besojmë sot kur dje s’e ndaluat këtë
Home
Politikë

PROTESTA E STUDENTËVE/ Manjani bën për “ujë të ftohtë” Metën: Pse t’ju besojmë sot kur dje s’e ndaluat këtë

14 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani komenton kthimin e buxhetit nga Presidenti Ilir Meta dhe pozicionimin e LSI-së në çështjen e studentëve. Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se Presidenti bëri shumë mirë që e ktheu ligjin por nëse dje Meta, kryetar i LSI do kishte ndaluar votimin e ligjit për arsimin e lartë zgjidhja për studentët do ishte më e plotë.

Të njëjtën logjikë përdor dhe në rastin e LSI-së, për të cilën thotë se sjellja politike e dëmton sot. Sipas tij, logjika është e thjeshtë: pse duhet t’u besojmë juve sot në opozitë, kur dje në pushtet nuk e ndaluat këtë harbut që sot qeveris?!

Manjani thotë se shpreson që ky pësim të jetë bërë mësim.

STATUSI I MANJANIT
Ilir Meta, sot President i Republikës, bëri shumë mirë që e ktheu ligjin për Buxhetin e Shtetit.
Është padyshim një mundësi shumë e mirë për të reflektuar ndonjë zgjidhje nga ato që kërkojnë studentët.
Por, nëse Ilir Meta dje kryetar i LSI e bashkëkryetar i maxhorancës, do kishte ndaluar votimin e ligjit për Arsimin e Lartë, zgjidhja për studentët do ishte më e plotë.

Në fakt Ilir Meta nuk ndaloi dot asnjë ligj të mbrapshtë që miratoi dje maxhoranca PS-LSI. Nuk ndaloi as pisllëqet e kontrollit të drejtësisë nga Rama; as koncesionet; as taksat e larta; as emigracionin masiv; as anashkalimin e Presidentit të Republikës; as kanabisin e drogën.
Asgjë, megjithëse deputetë e ministra të LSI reagonin kundër këtyre gjërave. Pa llogaritur këtu persona të tjerë të njohur në publik e madje edhe Institucione ndërkombëtare si FMN.
Zaten kjo sjellje politike dëmton sot LSI. E bën atë të pabesueshme në publik. Logjika është e thjeshtë: pse duhet t’u besojmë juve sot në opozitë, kur dje në pushtet nuk e ndaluat këtë harbut që sot qeveris?!
Sigurisht që LSI do vijojë të jetë në politikë, por shpresoj që ky pësim të jetë bërë mësim. Politika nuk është as marrëveshje punësimi e as zgjidhje e halleve të ditës.
Politika duhet të shohë larg, ndryshe nuk është politikë.

Manjani Fb
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËSHIRON TË RREZIKOJË MBROJTJEN/ Unai Emery: Sot është një tjetër hap për Kosicelnyin, ne duhet të...
Previous article LARGIMI I RONALDOS SHKAKTON "TËRMET"/ Isco dhe Real Madrid drejt ndarjes se tyre përfundimtare

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT