• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SHIFRAT/ Shqipëria shpenzon 3 herë më pak se BE për mbrojtjen sociale
Home
Ekonomi

SHIFRAT/ Shqipëria shpenzon 3 herë më pak se BE për mbrojtjen sociale

14 December, 2018 Isa.Autor Ekonomi

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

 

 Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë 28.2% e PBB-së, qeveria shqiptare shpenzon 3 herë më pak. Në shpenzimet për mbrojtjen sociale përfshihen shpenzimet për papunësinë, shëndetësinë dhe pagesat e paaftësisë, ndihmat ekonomike, pagesat për të moshuarit dhe veteranët, etj.

Megjithatë, edhe ndërmjet vendeve të Bashkimit Europian ka diferenca mbi përqindjen e shpenzimeve që shkojnë për mbrojtjen sociale.

Vendi me social i Europës është Franca, ku sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet qeveritare për mbrojtjen sociale janë sa 34.3% e PBB-së. Në përgjithësi vendet e Europës Veriore dhe Perëndimore janë më sociale dhe shpenzojnë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian për mbrojtjen sociale mbi mesataren.  Pas Francës, shpenzimet më të larta i ka Finlanda me 32% të PBB-së, Danimarka 31.6%, Austria me 30.3%. Mbi mesataren e BE-së janë edhe shpenzimet në Gjermani, Holandë, Suedi, Itali dhe Belgjikë.

Ndërsa shpenzimet më të ulëta për mbrojtjen sociale i kanë vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian peshën më të ulët të shpenzimeve për mbrojtjen sociale e ka Rumania, me rreth 15% të PBB-së.

Eurostat ka llogaritur se në grupin e shpenzimeve për mbrojtje sociale, rreth 45.6% shkojnë për të moshuarit dhe 36.9% shkojnë për  shëndetësinë dhe pensionet për paaftësinë. 8.7% shkojnë për familjet dhe fëmijët, 4.7% për papunësinë dhe 4.2% për strehimin dhe përjashtimet sociale.

Në Shqipëri, peshën më të madhe në totalin e shpenzimeve për mbrojtjen sociale e zënë transfertat e brendshme me 83% të totalit ku zëri kryesor janë pagesat për pensionet ( thuajse sa dyfishi i mesatares së BE-së) dhe 16% të totalit shkon për buxhetet e familjeve dhe individëve.

Në Europë vendet që kanë peshën më të lartë të pagesave të pensioneve janë Greqia me 65%, Portugalia dhe Italia me 58%, Qipro dhe Polonia me 56%.

Mbrojtja sociale konsiston në politika dhe programe të qeverisë për të pakësuar varfërinë dhe mbështetur shtresat vulnerabël të shoqërisë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Djali i Fatmira HAJDARIT lokal në Qytetin STUDENTI, përfitoi 140 mijë euro nga...
Previous article SHQIPTARI VRAU GRUAN NË SY TË KATËR FËMIJËVE/ Flet motra e viktimës: E paralajmëroi se…

Isa.Autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT