• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PAZAKONTË NGA PROTESTA/ Njihuni me studentin 74-vjeçar të Kamzës, që qendron në shesh prej 9 ditësh
Home
Sociale

E PAZAKONTË NGA PROTESTA/ Njihuni me studentin 74-vjeçar të Kamzës, që qendron në shesh prej 9 ditësh

13 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Ai sapo ka mbushur 74 vjeç dhe prej 9 ditësh del në rrugët dhe sheshet kryesore të Tiranës për të protestuar. Destan Dangëllia është ndoshta studenti më i veçantë në protestën studentore që ka shpërthyer në Tiranë.

“Unë jam 74 vjeç dhe vazhdoj shkollën për Inxhinieri Mjedisi në Universitetin Bujqësor në Kazmës.

E kam filluar në vitin 2005, por nuk kam pasur mundësi që ta përfundoj në kohë, pasi më ka mbetur vetëm një provim pa marrë,” shprehet Destan Dangëllia për Gazeta Si.

Ai nuk është moshatar me studentët e tjerë, por në protestë del për të njëjtën kauzë, një arsim më cilësor dhe përmbushjen e 8 kërkesave të bëra publike.

“Unë jam nga Devolli dhe tani duhet që të jap edhe provimin e mbartur që më ka mbetur, pasi këto vite nuk kam pasur mundësinë që të paguaj tarifën çdo vit.

Unë e kam filluar shkollën me një mision, që t’u përcjell të gjithë të rinjve mesazhin se arsimi është gjëja më e çmuar.

Kur mësova për këtë protestë të të rinjve, nuk mund të rrija dhe i jam bashkuar që nga dita e parë.”

Dëshira për arsimin te ky zotëri është e pakufishme, pasi e ka një burim të vjetër, që nga rinia e tij e hershme.

Ai ka arritur ta realizojë ëndrrën e tij për shkollim, pasi gjatë regjimit komunist kjo e drejtë i ishte mohuar.

“Unë jam kushëri i Sami Dangëllisë që gjithë jetën e tij e kaloi në internim.

Edhe unë disa vite i kam kaluar në burgjet e sistemit.

Datëlindjen e 34-ët e kam festuar në burgjet e komunizmit dhe dua t’ju them të gjithë këtyre të rinjve që mos të lejojnë një rikthim të atij lloj regjimi.”

Destan Dangëllia si në të gjithë ditët, edhe këtë të enjte mbajti fjalën në podiumin e improvizuar para parlamentit, duke i motivuar akoma dhe më shumë studentët me historinë e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAS TEK BARDHEZINJTË/ Ylli i JUVES thumbon Allegrin: Unë e meritoj fanellën, por...
Previous article ÇFARË KAOSI/ Tension dhe PËRLESHJE në Romë, ndalohen 3 gjermanë para Lacio-Eintraht (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT