• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“I PROPOZOI REDUKTIMIN…”/ Italia arrin marrëveshje me Brukselin për buxhetin
Home
Nderkombetare

“I PROPOZOI REDUKTIMIN…”/ Italia arrin marrëveshje me Brukselin për buxhetin

13 December, 2018 F.autor Botë, Nderkombetare

Pas paralajmërimit të Brukselit se do të merrte masa ndëshkuese ndaj Italisë për shkak të draft buxhetit 2019, duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Kryeministri Conte dhe kreu i Komisionit Europian Juncker janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik në 2.04% për vitin 2019. Ky pakt eviton masat ndëshkuese të parashkuara nga Bashkimi Europian.

Italia dhe BE duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për draftbuxhetin 2019, të miratuar nga qeveria Conte, dhe të rrëzuar pak ditë më parë nga Komisioni Europian.

Kryeministri italian Giuseppe Conte është takuar në Bruksel me kreun e Komisionit Europian Jean Claude Juncker, me të cilin janë dakortësuar për uljen e defiçitit publik nga 2.4 % për 2019, në 2.04%.

Ky është një hap i rëndësishëm i bërë nga qeveria e Romës për të evituar masat ndëshkuese të parashikuara nga Brukseli për shkelje të rregullave të përcaktuara nga Komisioni Europian për çdo vend anëtar.

Kryeministri Conte ka thënë se “Italia i ka propozuar Brukselit reduktimin e koeficientit të defiçitit publik në 2.04%, një propozim serioz dhe besojmë se bisedimet do të mbyllet në mënyrë pozitive”.

Por në të njëjtën kohë, kreu i qeverisë italiane deklaroi se me gjithë reduktimin e këtij koeficienti, angazhimet kryesore ndaj italianëve nuk do të ndryshojnë, si në realizimin e reformës së pensionit ashtu dhe në vendosjen e pagës minimale për një jetë dinjitoze.

Njëherësh me një notë zyrtare, Komisioni Europian informon se “takimi me Juncker e Conte ka sjellë zhvillime pozitive, dhe se Komisioni do të vlerësojë propozimin e bërë nga Italia dhe diskutimet do të vazhdojnë gjatë ditëve në vijim.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BOMBARDIMI I PAMËSHIRSHËM/ Si e pushtuan osmanët kryeqytetin e Bizantit, Konstandinopojën
Previous article FOLI DJE TEK "OPINION"/ Militanti i PD që shkon në protestë dhe ADHURON Grida Dumën (FOTOT)

F.autor

Postime të ngjashme

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri Botë

ZGJEDHJET NË SUEDI/ Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s Botë

TRUMP HUMB BETEJËN NË GJYKATË/ Gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin! Botë

TENSIONE NË RRITJE/ Koreja e Veriut lëshon raketa drejt Detit të Japonisë, autoritetet japin alarmin!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT