• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
PROTAGONISTE MATILDA MAKOÇI/ Filmi “Shpresa” rikthehet pas 30 vitesh në kinema (VIDEO)
Home
Kulturë

PROTAGONISTE MATILDA MAKOÇI/ Filmi “Shpresa” rikthehet pas 30 vitesh në kinema (VIDEO)

13 December, 2018 enxhi.autor Kulturë

Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit Shqiptar, Iris Elezi, prezanton në kuadër të programit “Thesaret e Arkivit të Filmit” në kinema. Regjisori “Shpresa” i Eduart Makrit rrëfen punën që ka bërë në realizimin e filmit, ku protagoniste është Matilda Makoçi.

Ngjarjet e rënda, që të ndodhin në jetë të shoqërojnë për një kohë të gjatë, por kur duhet të të shoqërojnë në dhimbjen tënde edhe pagjykimit e të tjerëve, situata bëhet edhe më e vështirë. Këtë duhet që “të vuajë” Shpresa, aktorja protagoniste në filmin që mban të njëjtin titull me regji të Eduart Makrit. Shpresa vjen nën interpretimin e shkëlqyer të aktores së njohur Matilda Makoçi.

“Në dritë të lëvizjes “Me too”, unë mendoj që ky film është i rëndësishëm që të shihet edhe sot. Jo vetëm për vajzën në vendin e punës, për marrëdhënien mashkull- femër. Por mendoj se ky film ende ka gjëra të mira për t’u parë,”- shprehet Iris Elezi, drejtoresha e AQSHF-së.

Gazetarja Elsa Demo bën lexim të këtij filmi referuar letërsisë dhe romanit “Bota ime” të Dhimitër Xhuvanit

“Filmi “Shpresa” është një film që shkrin profilin e gruas, që Dhimtër Xhuvani e ka gjurmuar qysh në shkrimet e tij të hershme. Filmi është një media që funksionon mbi narrativin, sikundër letërsia edhe teatri. Them se skenari “Shpresa” është ndërtuar mbi këtë metodë selektive, të tre romaneve; “Tuneli”, “Bota ime” edhe “E nesërmja e një gruaje” të Xhuvanit. Ne duhet të bëjmë një pyetje nga vjen Shpresa, përse ky personazh është kaq vunerabël edhe i cenueshëm? Ajo kërkon të ketë identitetin e vet… Shpresa është krijuar në një kohë kur producent ishte shteti, edhe shteti ishte ai që përcaktonte politikën e të bërit film,”-tha gazetarja.

Regjisori Eduart Makri rrëfen arsyet se përse vendosi që të zgjedhë këtë skenar për të bërë film

“Filmi është bërë në vitet ’80, diktatura ishte shumë e fortë, ka qenë një rregull, që kur filmi shikohej lartë rrinte dy javë, përgjigjja ka ardhur për katër javë edhe unë në këtë kohë kam humbur katër kile. Ka qenë një periudhë e tensionuar. Në kohën që u përmbys diktatura komuniste, i pari film që është dhënë në tv, ka qenë filmi “Shpresa”. Unë isha i lumtur që vepra ime nuk ishte prekur. Pati një lloj konfuzioni edhe në këtë konfuzion kaloi edhe filmi. Nga ky film përveçse vështirësitë që pata si krijues, se të jesh aktor kryesor, të ruash vizionin e filmit, të ekzekutosh gjuhën e filmit që e ke në kokë, edhe të transkriptosh letërsinë në imazhe filmike, është puna më e vështirë”.

Shpresa ka një histori dashurie të pafat. E ka lënë i dashuri dhe pati një abort. Pas kësaj mbetet fillikat e vetme, sepse i ndahet nga jeta edhe nëna e saj. Besimin tek e ardhmja e ka humbur. Por, njohja me inxhinierin e ri Piron, do të zgjojë tek ajo shpresa për jetën.

Problemi tjetër i vështirë që ka qenë, ishte se filmi krijohej nën diktaturë, tema ishte delikate. Në atë kohë sa ishte futur filmi me ngjyra, të gjithë regjisorët luftonin me dhëmbë, që të merrnin film me ngjyra për të bërë filma e tyre. Unë shkova edhe thashë: ‘Dua bardhezi’, sepse e dija që drama do të ishte më e fortë, drama do të ishte edhe më reale. Prej kësaj u vonua filmi.

Matilda Makoçi, aktore
Përtej shpresës që përcillet në këtë film, regjisori thekson se shoqëria jonë asokohe vazhdonte që të ishte një shoqëri mashkullore

“Pavarësisht se ishte një shoqëri që komunizmi pretendonte, që t’i jepte një liri femrës dhe donte ta emanciponte, ne vazhdonim që të mbesnim një shoqëri mashkullore. Qëndrimi ndaj gruas është një lloj tjetër. Tema e gjykimit të dikujt segjykon apriori ka qenë një temë qendrore për këtë gjë. Jeta e Shpresës është një jetë njerëzore. Shpëton apo jo është një pyetje njerëzore. A shpëton shoqëria nga racizmi? Është një problem tjetër! Ajo nuk është se shpëton, se ne e shohim se detyrohet që të largohet nga ajo celulë, duke shkuar në familjen e tij. Nuk funksionoi, u kthyen sërish atje ku e ndien veten më mirë, sepse është mekanizimi i adaptimit”,- tha ndër të tjera regjisori i filmit.

Filmi “Shpresa” u xhirua në portin e Durrësit ku, vetëm një vit më vonë, ndodhi vala e parë e eksodit. Filmi u rikthye në kinema 30 vite pas realizimit në kuadër të programit “Thesaret e Arkivit të Filmit”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TMERROHEN TIFOZËT ZIKALTËR/ Largimi i INTERIT nga Championsi i hap derën REALIT për...
Previous article MERR FUND DILEMA/ Tek Man United gjejnë zëvendësuesin e MOURINHOS, është një argjentinas

enxhi.autor

Postime të ngjashme

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT