• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PUSHTETI I ORBAN/ Hungaria miraton ligjin që rrit kompetencat mbi gjyqësorin
Home
Rajon

PUSHTETI I ORBAN/ Hungaria miraton ligjin që rrit kompetencat mbi gjyqësorin

13 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Hungaria miratoi një ligj të mërkurën që i mundëson ministrit të Drejtësisë mbikqyrjen e drejtpërdrejtë të gjykatave. Grupet e të drejtave të njeriut, e kanë kritikuar ligjin, pasi kanë thënë se ai, mundëson ndërhyrjen politike në çështjet gjyqësore dhe minon më tej sundimin e ligjit, raporton agjencia Reuters.

Sipas ligjit, gjykatat administrative do të marrin përsipër çështjet e lidhura me punët qeveritare, taksat dhe zgjedhjet, shkruan rel. Qeveria tha se gjykatat do të kryesohen nga gjyqtarë të pavarur, të cilët do të ishin në gjendje, të trajtojnë lëndët në mënyrë shumë efikase.

Ministri i Drejtësisë do të ketë kompetenca të mëdha në emërimin e gjyqtarëve si dhe do të mbikqyrë buxhetet e gjykatave. Grupet e të drejtave të njeriut thanë se ligji e çrregullon ndarjen e pushteteve mes ekzekutivit dhe gjyqësorit si dhe përbën edhe një hap më tej drejt autoritarizmit të kryeministrit, Viktor Orban.

“Ligji është një kërcënim serioz për sundimin e ligjit në Hungari dhe shkon kundër vlerave të cilat vendi i ka firmosur kur është anëtarësuar në Bashkimin Evropian” thuhet në deklaratën e Grupit për të Drejtat e Njeriut nga Helsinki.

“Ashtu si çdo gjykatë tjetër, gjykatat e administratës publike do të mbushen me gjyqtarë të pavarur të qeverisur vetëm nga fjala e ligjit”, tha zëdhënësi i qeverisë hungareze në blogun e tij .

Qeveria ka kërkuar një opinion nga Komisioni i Venecias, një panel ekspertësh të së drejtës kushtetuese të Këshillit të Evropës për të drejtat e njeriut, lidhur me legjislacionin. Komisioni i Venecias konfirmoi se e ka pranuar kërkesën dhe pritet të miratojë një opinion vitin e ardhshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MASHTRIME ME TARIFAT/ Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen dënohet me tre vjet burg
Previous article PROTESTA/ Rama sulmon Sherif Bundon: Zoti i ruajt studentët tanë nga të tilla fantazma… (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK Rajon

"PRESIDENT LUMIRI OSE UNË"/ Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT