Policia ka arrestuar 31 vjeçarin pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses A. S., vjeçe 43, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm.
Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D. K., vjeç 31, banues në Yzberisht, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses A. S., vjeçe 43, të cilës i’u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.


