LONDËR (Britani e Madhe) – Theresa May do t’i përgjigjet pyetjeve të përjavshme të opozitës në Parlament.
STRASBURG (Francë) – Policia vijon kërkimet për autorin e të shtënave në qendër të Strasburg.
STRASBURG (Francë) – Dorëzimi i çmimit ‘’Saharov’’ për lirinë e mendimit 2018 regjisorit ukrainas, Oleg Sentsov.
BERLIN (Gjermani) – Angela Merkel i përgjigjet pyetjeve të deputetëve pak përpara samitit të BE-së për Brexit.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim pune Conte-Juncker.
DUBLIN (Irlandë) – Kryeministrja Theresa May në Dublin për t’u takuar me homologun Leo Varadkar ndërsa po vijon përpjekjet për të bindur liderët europianë për të bërë lëshime për marrëveshjen e Brexit.
BRUKSEL (Belgjikë) – Takim midis presidentit të Këshillit Europian, Donald Tusk dhe presidentit ukrainas, Petro Porochenko në sfondin e tensioneve me Rusinë.
VJENË (Austri) – Raport mujor i OPEC-ut.
NJU JORK (SHBA) – Seancë dëgjimore për të vendosur masën e dënimit ndaj Michael Cohen në gjykatën federale të Manhatanit, pas pranimit të fajësisë nga ana e tij më 21 gusht dhe 29 nëntor./Atsh