• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PROCEDUAN PENALISHT/ Tupja: Duan t’më bëjnë hero, por unë s’vuaj për protagonizëm
Home
Sociale

E PROCEDUAN PENALISHT/ Tupja: Duan t’më bëjnë hero, por unë s’vuaj për protagonizëm

12 December, 2018 F.autor Aktualitet, Sociale

Profesori i njohur, Edmond Tupja ka reaguar pas vendimit të Policisë së Shtetit për ta shpallur atë si person që do të procedohet penalisht, për pjesëmarrje në një protestë të paligjshme.
Në një intervistë për “Panorama Online”, Tupja e quan vendimin e policisë si qesharak dhe të urdhëruar nga lart.

Ai pohon se ka qenë në protestë së bashku me Robert Aliajn dhe qindra të tjerë, por ai nuk është organizator i kësaj proteste. Edmond Tupja thekson se me këtë vendim policia po kërkon ta bëjë hero me zor, por ai sqaron se nuk vuan për protagonizëm.

Ai ironizon me këtë vendim, teksa e paralelizon me Kontin e Monte Kristos, por në këtë rast Tupja thote se do quhej si Konti i Monte Brrakës, për shkak se banon në zonën e Brrakës në Tiranë.

“Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruajë historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhë do shkruajë për Kontin e Monte Brrakës, se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye thjesht se vjen me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoccetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vijnë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës”, thekson Tupja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI “mobilizon” KUKËSIN/ Kapiteni i verilindorëve tregon familjen e madhe (FOTO)
Previous article A E PËRDHUNUAN NË QELI TË RIUN SHQIPTAR? Zbardhet ekspertiza mjeko- ligjore

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT