Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjehere pas konferences urgjente te kryetares se LSI, Monika Kryemadhi. Por apelit te saj per votimin me 140 vota te dy amentamenteve qe do te propozoje LSI ne Kuvend si zgjidhje per kerkesat e studenteve, Rama i eshte pergjigjur me ironi, teksa e ka cilesuar Kryemadhin si Doktoresha e Shkencave.
“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore🤮”


