Mbremjen e djeshme emisioni “Opinion” kishte marrë në panel përfaqësues të studentëve, ose të paktën e tillë kishte qënë ftesa.
Thënë kjo, pasi edhe pse në të vërtetë student janë, gjithësecili prej tyre përfaqësonte një nga partitë opozitare që e gjitha të rëndoj gjithnjë e më shumë qeverisë.
Me prova e fakte, si mëposhtë do të shihni një pjesë të rinisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, që nga një anë vihen në rresht për një tek LSI, me Iphone dhe kampingje në Jalë, nga ana tjetër me mikrofon në dorë, i marrin hapësirën studentëve të vërtetë dhe flasin për uljen e tarifave universitare.
Xhon Hidri, këndon me “shpirt” për LRI, del edhe tek “Opinion”
Frenkli Prenga, bëri batutën e “famshme” të dajakut por harroi të fshinte fotot nga protesta krahë PD dhe me LSI
Fiona Dani, një nga aktivistet më të “zjarrta” të LRI, dje pjesë e “Opinion”
Tea Islamaj, punon dhe tek gazeta partisë del dhe tek “Opinion”
Përgatiti: AlpeNews.al











