• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E FOSHNJES NË MATERNITET/ Në hetim 3 mjekë pediatër. Familjarët pretendojnë se…
Home
Sociale

VDEKJA E FOSHNJES NË MATERNITET/ Në hetim 3 mjekë pediatër. Familjarët pretendojnë se…

10 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vdekja e një foshnje të porsalindur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ka bërë që Policia të nisë procedim penal për tre mjekë, për veprën penale “mjekim i pakujdesshëm”.

Procedimi ka nisur 3 ditë pasi ka ndodhur ngjarja, pasi vetëm atëherë është paraqitur për të denoncuar ngjarjen një nga familjarët. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se ditën e shtunë është paraqitur në Komisariatin nr.1 shtetasja me iniciale H.T., e cila është vjehrra e nënës së re, që humbi foshnjën gjatë lindjes. Në denoncimin e saj ajo pretendon se mjekët kanë vonuar kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale, që ka sjellë si pasojë vdekjen e foshnjës, për shkak edhe të komplikacioneve. Nga ana tjetër, bluzat e bardha kanë deklaruar se foshnja ka lindur e vdekur, edhe pse familjarët e nënës së re thonë se ka pasur shenja jete në momentin e lindjes. Policia thotë zyrtarisht se në lidhje me ngjarjen ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për tre pediatër, mjekët me iniciale K.D., 46 vjeç, N.C., 53 vjeçe dhe E.K., 40 vjeç, banues në Tiranë. “Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi pasi shtetasja H. T., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm ka ndërruar jetë në spital fëmija i porsalindur i nuses së djalit, shtetases J.M.”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa shtoi se në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kartela mjekësore e shtetases J.M..

VDEKJA E FOSHNJES

Ditën e enjte, në maternitetin “Koço Gliozheni”, në Tiranë, dyshohet se ka humbur jetën një foshnje e porsalindur. Burime nga Policia thonë se një nënë nga Saranda, me inicialet J.M., ka lindur 4 ditë më parë foshnjën e saj, pas 3 ditësh që ishte në regjim spitalor në këtë maternitet. Mësohet se nëna e re ndodhej nën kujdesin e mjekëve, por pas disa komplikacioneve, ajo iu nënshtrua një operacioni për të lindur fëmijën. Burime nga Policia, nisur edhe nga deklarimet e personelit të spitalit, shprehen se deri tani ka të dhëna se foshnja ka lindur e vdekur. Por nga ana tjetër, familjarët e shtetases J.M., pretendojnë se bebja ka lindur me shenja jete dhe për këtë arsye kanë bërë kallëzim ndaj mjekëve, pasi, sipas tyre, vdekja mund të ketë ardhur nga mjekimi i pakujdesshëm. Në denoncimin që kanë bërë në Polici, familjarët janë shprehur se mjekët nuk e kanë futur në operacion vajzën në momentin e duhur, gjë që ka sjellë më pas vdekjen e foshnjës. Policia e Tiranës, menjëherë pas denoncimit, ka marrë në pyetje 5 mjekë të maternitetit “Koço Gliozheni”, të cilët kanë deklaruar se menjëherë pas shfaqjes së komplikacioneve e kanë futur nënën e re në sallën e operacionit. Por, sipas tyre, nuk mund të bëhej asgjë më shumë sesa të mbahej në jetë nëna, e cila rrezikonte edhe vetë jetën, pasi foshnja kishte vdekur. Menjëherë pas ngjarjes, familjarët kanë bërë vetëm një telefonatë në Polici, ndërsa janë paraqitur më vonë për të bërë kallëzim me shkrim për atë që kishte ndodhur. Burimet thanë se po verifikohen të gjitha procedurat e ndjekura para dhe gjatë operacionit, si dhe do të merren edhe dëshmi të tjera të personelit mjekësor. Ndërsa aktualisht materialet në ngarkim të tre mjekëve janë referuar në Prokurorinë e Tiranës, për mjekim të pakujdesshëm.

Policia: Sekuestruam kartelën mjekësore

“Shërbimet e Komisariatit Nr.1 proceduan penalisht, në gjendje të lirë shtetasit K.D., 46 vjeç, N.C., 53 vjeçe dhe E.K., 40 vjeç, banues në Tiranë (të tre me detyrë mjekë pediatër). Procedimi penal në ngarkim të tyre filloi, pasi shtetasja H.T., 63 vjeçe, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se si rezultat i mjekimit të pakujdesshëm ka ndërruar jetë në spital fëmija i porsalindur i nuses së djalit, shtetases J.M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kartela e shtetases J.M. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale ‘Mjekim i pakujdesshëm’, parashikuar nga neni 96 i Kodit Penal”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TIFOZËT NISIN FESTËN/ Gazidis i vendos TURBO MILANIT: STADIUM të RI dhe KAMPIONË në...
Previous article E PYESIN ÇFARË NUK PËLQEN TEK BASHKËSHORTI/ Adelina Ismalili e thotë "troç": I hedh...(FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente Aktualitet

"KODI I KUQ" NË MIKROSOFT/ Alarm pas kolapsit 24-orësh të Outlook dhe Teams! Kompania nis ndërhyrjen urgjente

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar Aktualitet

E RËNDË NË FIER/ Sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën Aktualitet

VRASJA E ARDIAN NIKULAJT/ Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT