• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KRIMI I PASIONIT/ Vrau shqiptaren dhe e hodhi në LUMË. Çfarë ndodhi me 64 vjeçarin…
Home
Sociale

KRIMI I PASIONIT/ Vrau shqiptaren dhe e hodhi në LUMË. Çfarë ndodhi me 64 vjeçarin…

10 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Prokuroria e Lodit i ka kërkuar Gjykatës së Krimeve të Rënda të Milanos në Itali, dënimin me burgim përjetë për Franco Vignatin. 64-vjeçari italian akuzohet për vrasjen e shqiptares Lavdjie Kruja, e njohur edhe si Dea. Lajmi i pretencës së prokurorisë bëhet i ditur nga mediat italiane.

Lavdije Kruja
Lavdije Kruja

Siç raporton “Giornale di Lodi” në versionin online duke iu referuar prokurorisë, Franco Maurizio Maria Vignati, pensionist 64-vjeçar nga Miradolo Terme, akuzohet si autori i varjes me paramendim të gruas shqiptare dy vite më parë me një plumb në qafë dhe hedhjes së trupit të saj në lumin “Po”.

Trupi i pajetë u gjet në lumë më 8 qershor të të njëjtit vit, në Monticelli d’Ongina, komunë ku italianë më vitin 2009 ka qenë këshilltar komunal për kulturën, i partisë “Lega Nord”.

Franco Vignati
Franco Vignati

Vignati, sipas prokurorisë, e kishte kryer vrasjen, pasi gruaja shqiptare i kishte komunikuar se, do ta ndërpriste marrëdhënien sentimentale me të.

Rreth 500 faqe akte dhe rreth 20 CD me përgjigje janë provat e paraqitura nga prokuroria në gjykatë, ndaj pensionistit italian. Franco Vignati, i cili vijon të pretendoje se është i pafajshëm, akuzohet vrasje me paramendim për arsye të dobëta, fshehje të kufomës dhe armëmbajtje pa leje.

Dea u ekzekutua në moshën 40 vjeçe. Ajo punonte në Itali si shërbyese dhe kishte dy fëmijë. Gruaja u zhduk në mënyrë misterioze më 30 maj 2016. Trupi i pajetë u gjet në ujërat e lumit “Po” më 8 qershor. Sipas prokurorisë, Dea e kishte lënë italianin 6 ditë para se vritej. Ajo kishte bashkëjetuar me të që prej një viti e gjysmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DËMTIMI I RËNDË/ Sulmuesi anglez nuk rinovon, do largohet nga Arsenali
Previous article I PUBLIKOI MOMENTET INTIME/ Babai i Meghan Markle "i jep goditjen e fundit" marrëdhënies me të bijën (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër Aktualitet

U PËRFSHI NGA FLAKËT/ Shkrumbohet “Toyota Auris në Gjirokastër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT