• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROTESTA E STUDENTËVE/ Marka dhe Qori akuza PD-LSI për incidentin: Duan të ndyjnë…
Home
Sociale

PROTESTA E STUDENTËVE/ Marka dhe Qori akuza PD-LSI për incidentin: Duan të ndyjnë…

9 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora News linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre dhe aktivistëve të tjerë të kësaj Lëvizje.

Qori: Nuk jemi në ballë të prtoptestës as të Lëvizjes për Universitetin. Në këtë protestë as nuk kemi dashur, as kemi qenë në ballë të asgjëje, kemi qenë në mes të gjithçkaje.

Jani Marka, pedagog i Shkencave të Natyrës, akuzoi edhe njëherë forumet rinore të PD-LSI për incidentin e sotëm në protestë dhe dhunën ndaj tij.

Marka: Kjo që ndodhi sot ka të bëjë me gjithë këto ditë që kemi qenë në protestë. Veçanërisht dy ditët e fundit ka pasur dhunë ndaj vajzave aktiviste. Këtë e kanë bërë militantë të forumeve të PD dhe LSI. Këto janë fakte që aktivistët kanë filluar ti mbledhin. Po i dokumentojmë dhe po i publikojmë rastet njëri pas tjetrit.

Ndërsa pedagogu Qori nga Universiteti i Shkencave Sociale drejton gishtin nga krerët e partive që sipas tij duan të ndyjnë protestën e studentëve me episode dhune.

Qori: Pas kësaj fushate fashiste, gënjeshtra, thirrje të hapura për dhunë, linçime qëndrojnë krerët e partive politike që duan ta ndyjnë këtë protestë autentike, duan të shpikin armiq imagjinarë të kësaj proteste ku u thërrasin ca gangsterëve që kanë me vete ose ca të rinjve të shkretë që nuk kanë alternativë tjetër, detyrohen tu shkojnë pas këtyre partive.Qëllojnë, intimidojnë, ulërasin kundër aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin. Kanë dashur të përvetësojnë protestën gjithë këtë kohë, të dëshpëruar që nuk e kanë arritur kanë dahsur të marrin hak diku. Kanë evidentuar armiqtë e tyre. Janë hedhur aq shumë gënjeshtrra sa nuk di kujt t’iu përgjigjesh më parë.

Por a janë ata të infiltruar të Edi Ramës apo Erion Veliaj?

Qori: Ne çfarë nuk i kemi bërë Edi Ramës, i kemi nxirë jetën politikisht, Erion Veliajt, Lindita Nikollës. Mesa duket veprimet tona të mëparshme që kanë defaktorizuar këto partitë e tjera kanë prodhuar këtë mllef ndaj nesh. Por punë e madhe fort! Me rëndësi është që po tentojnë të shkatërrojnë protestën. Jam besimplotë që ata nuk kanë për tu çoroditur nga kjo gjë dhe do të vazhdojnë rezistencën e tyre.

Marka: Kush janë këta që na akuzojnë? Forumet partiake, militantët e PD dhe LSI që kanë një axhendë tjetër. Ne kemi një axhendë, gjithë bashkë pedagogë e studentë të luftojmë për kauzën universitare. Axhendën e partive duhet të pyesni Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin etj. Mesa duket për axhendën e tyre ne ishim  pengesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HIRUSHJA ANGLEZE/ Wolves mposht edhe Newcastle, ngjitet në 10-shen e parë
Previous article I LARGOHET GRUAJA NGA BANESA/ Bashkëshorti: Kërkoj ndihmë, vuan nga...

F.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT