Një 40-vjeçar është vetëplagosur me armë zjarri në Shkodër.
Policia bën me dije se “rreth orës 16:20 në Velipojë, shtetasi E. L. 40, në banesën e tij është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë të cilën e mbante pa leje”.
Ai është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


