• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA PREKËSE/ Fëmijën e parë e dhuroi, të dytin e humbi. Çfarë ndodhi me nënën…
Home
Sociale

HISTORIA PREKËSE/ Fëmijën e parë e dhuroi, të dytin e humbi. Çfarë ndodhi me nënën…

9 December, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Çdo prind mburret me fëmijën e tij, por kur ky i fundit bën zgjedhje të gabuara, jo detyrimisht është faji i prindit.
Këtë kanë ardhur t’i tregojnë Mediola dhe Ibrahimi mamasë së tyre Dhuratës. Mediola tregon se është nënë e dy vajzave dhe tashmë e kupton shumë mirë nënën e saj dhe sakrificat që ajo ka bërë për të dhe vëllain e saj. “Dua t’i them që të mos mërzitet më, pavarësisht pengesave që sjell jeta”, thotë Mediola.

Ajo rrëfen më tej së nëna e saj ka pasur një jetë të vështirë. Fëmijën e parë ia dha xhaxhait, që nuk mund të kishte fëmijë, ndërsa të dytin e abortoi…

“Mami që 18 vjeçe është njohur me babain tim, u fejuan dhe pas disa kohësh mbeti shtatzënë. Dhe siç ishte mentaliteti i asaj kohe, gjyshi nuk e pranonte si gjë dhe e përzuri nga shtëpia. Mami u largua, pastaj u martua me babin. Bëjnë dasmë, por nga njerëzit e saj nuk ishte askush. Në atë kohë mami jetonte me xhaxhain dhe kur lindi djalin e parë ia dhuruan xhaxhai, sepse nuk kishte fëmijë”.

E pasi hoqi dorë nga fëmija e parë dhe tashmë jetonte me bashkëshortin e saj, Zonja Dhurata mbeti sërish shtatzënë. Fatkeqësisht ajo e humbi fëmijën në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

“Bashkë me babain menduan se nuk do të bënin më fëmijë…”, rrëfen Mediola
Por fati deshi që Zonja Dhurata të bekohej me 4 fëmijë të tjerë. E megjithatë, fati i keq duket se ndoqi edhe vajzën e madhe të çiftit.

“Kohët e fundit ne në familje kemi pasur diçka jo të mirë. Motra e madhe pati një divorc dhe djalin e saj e mban mami. Meraku jonë është që mami e vuan shumë, bashkë me babain, por mami e vuan më shumë dhe mendon se është ajo fajtore për atë që ndodhi. Mendon që nuk ishte e zonja që fëmija nuk eci në hapat e saj. Jemi këtu për t’i treguar se absolutisht nuk është faji i saj, ajo është më e mira dhe ka bërë punën e duhur si nënë”, rrëfeu më tej Mediola.

Zonja Dhurata jeton bashkë me bashkëshortin në Elbasan, ku kanë një dyqan të vogël mishi.
Teksa ajo mori mesazhin për të qenë në “Ka një mesazh për ty”, në studio, Ibrahimi, mes emocionesh tha se nuk ia kishte shprehur kurrë dashurinë nënës së tij.
“Jam shumë e i emocionuar, sepse unë kam një tip që asaj s’ia kam shprehur kurrë dashurinë, nuk i kam thënë njëherë të dua. Kur më tha motra që donte t’i bënte diçka, unë nuk doja, i thashë nuk vij. Por kur mendova pastaj që ajo është kaq e mrekullueshme sa unë nuk i kam thënë të dua, thashë do dal dhe do t’ia them publikisht”, rrëfeu Ibrahimi.

E duke qenë se Zonja Dhurata me gjasë nuk e pret që në studion e “E Diela Shqiptare” e ka thërritur djali i saj, ky i fundit ishte i pari që i përcolli asaj mesazhin.
“E mora guximin të vija këtu të të falenderoja, sepse ti e di që unë nuk jam tip i tillë. Ti e di që për mua je njeriu më i veçantë dhe e di që unë gjumë nuk fle pa më mbuluar ti. Kam ardhur të të falenderoj sot për gjithçka dhe dua që t’i të bëhesh shumë e fortë, sepse duhet ta dish që ke lindur dhe ke rritur shumë fëmijë të mrekullueshëm. Nuk dua t’i bëj vetes komplimente, por ti je një nënë që nuk ka fjalë për ty”, tha Ibrahimi.

Ndërsa Mediola, iu drejtua nënës me këto fjalë: “Sot kam ardhur të ta tregoja në sytë e të gjithëve se je më e mira. Jam krenare që ti je mami im, falenderoj Zotin çdo ditë dhe unë mësoj nga ty çdo ditë, marr nga ty çdo ditë, që t’i rris vajzat njësoj siç më ke rritur ti mua. Ti je shembulli i prindërit perfekt dhe kurrë mos e vë në dyshim këtë”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SPANJA NUK E TOLERON SHAKIRËN/ Gati padia për evazion fiskal prej 13 milion paund
Previous article E PAZAKONTË/ LUFTËTARI në mes të “rrëmujës”, MEZANI plas “bombën”: Lojtarët i telefojnë nga...

F.autor

Postime të ngjashme

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje Aktualitet

"GJYSHJA KA VDEKUR"/ Nipi telefonoi policinë pas vrasjes makabre në Tiranë. Autori pas krimit shkoi tek kushëriri në Kamzë, ishte dënuar për dhunë në familje

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI) Aktualitet

TRONDITET SARANDA/ Vrasje me armë zjarri, kush është viktima (EMRI)

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro Aktualitet

AUTOBUSI PLOT ME MALLRA KONTRABANDË/ Dy të arrestuar në aksin Kakavijë-Gjirokastër, sekuestrohen 22 mijë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT