• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SHKATËRROHET GRUPI I “SKIFTERËVE” NË DURRËS/ Të AKUAZUAR për 22 vjedhje. Qytetarët kishin frikë se…
Home
Breaking News

SHKATËRROHET GRUPI I “SKIFTERËVE” NË DURRËS/ Të AKUAZUAR për 22 vjedhje. Qytetarët kishin frikë se…

9 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një grup që bënte namin me vidhje banesash dhe lokale është shkatërruar nga policia e Durresit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”, policia arrestoi dy persona, procedohet në gjendje të lirë një shtetas tjetër dhe shpallen në kërkim tre të tjerë.

Për këtë persona është dokumentuar se kanë vjedhur me anë të thyerjeve 22 lokale dhe banesa.

“Personat në bashkëpunim me njëri – tjetrin dyshohet se merrnin makina me qira dhe të maskuar kryenin me thyerje vjedhje banesash dhe lokalesh në qarkun e Durrësit”, sqaron policia.

Të arrestuarit

• E.Z, 19 vjeç, banues në Shenavlash Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”;

• A. D, 19 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

• J. P, 17 vjeç, banues në Shenavlash, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

U shpallën në kërkim:

• E. P, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja “;

• E. Sh, 19 vjeç, banues në Durrës;

• A. V, 17 vjeç, banues në Mirditë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Vjedhjet e dokumentuara

• Më datë 08.12.2018, në lagjen nr .12 Durrës dyshohet se pasi kanë hyrë të maskuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit E.K.

• Më datë 08.12.2018, në Katund – Sukth, Durrës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit E.K, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 08.12.2018, në Mbikalimin e Fllakës dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit P.N, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 07.12.2018, në lagjen nr .8 dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit Ë.L, ku kanë marrë disa paketa cigare të markave të ndryshme dhe vlera monetare.

• Më datë 04.12.2018, ne lagjen nr .6 dyshohet se kanë tentuar të vjedhin kioskën e shtetases L. P.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr. 13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetases P.M, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 04.12.2018, në lagjen nr.13 Plazh dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit E.D, ku kanë marrë vlera monetare dhe bizhuteri.

• Më datë 03.12.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit B.Ç.

•Më datë 03.12.2018, gjatë natës në Manëz dyshohet se kanë vjedhur kioskën e shtetasit A.D, ku kanë marrë paketa të markave të ndryshme.

•Më datë 02.12.2018, gjatë natës në Shkallnur, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin në pronësi të shtetasit S.A, ku kanë marë xhiron ditore.

•Më datë 30.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje kioskën e gazetave në pronësi të shtetasit V.R, ku kanë marrë disa steka cigare të llojeve të ndryshme.

• Më datë 29.11.2018, në Sukth Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.M. ku kanë marrë buzhuteri.

•Më datë 26.11.2018, gjat natës në lagjen Nr.13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur dyqanin në pronësi të shtetases H.Sh. ku kanë marrë vegla pune.

• Më datë 24.11.2018 gjatë natës, në Xhafzotaj dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit A.L, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 16.11.2018, gjatë natës në lagjen nr .13, Plazh, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit Italian P. G, ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

•Më datë 12.11.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1 , Durrës, dyshohen se kanë vjedhur me thyerje banesën në pronësi të shtetasit A.M,ku kanë marrë oriendi shtëpiake.

• Më datë 10.11.2018, gjatë natës në Sektorin “Rinia’, Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit K.V.

•Më datë 08.11.2018, gjatë natës, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën në pronësi të shtetasit M.D, ku kanë marrë bizhuteri.

•Më datë 06.11.2018, në Shkallnur dyshohet se kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit H.Sh.

• Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 14/1 Durrës, dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit G.K, ku kanë marrë bizhuteri dhe vlera monetare.

•Më datë 04.11.2018, gjatë natës në lagjen nr. 13 Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.E, ku kanë marrë rroba dhe vlera monetare.

•.Më datë 03.11.2018, në Rrushbull, Durrës dyshohet se kanë vjedhur banesën e shtetasit H.L, ku kanë marrë vegla pune.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• një automjet tip Alfa Romeo;

• dy maska të zeza;

• mjetet e perdorura në kryerjen e veprave penale si: dy leva të gjata, sopatë; doreza

• 38 paketa si dhe dy steka cigare të markave të ndryshme;

• një aparat telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprën penale”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIALOGU/ Media serbe: SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik
Previous article NDODH NË VLORË/ Çmendet GRUAJA labe "i merr me radhë", grushta BURRIT dhe DJALIT

Isa.Autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT