• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DIALOGU/ Media serbe: SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik
Home
Nderkombetare

DIALOGU/ Media serbe: SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik

9 December, 2018 Isa.Autor Botë, Nderkombetare

SHBA-të e konsiderojnë Kosovën partner strategjik është titulli nga gazeta serbe “Danas”, referuar burimeve diplomatike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë artikull përmendet edhe vizita e fundit e presidentit Thaçi në SHBA, pjesëmarrja e tij në varrimin e ish-presidentit Bush, si dhe fakti që ai ishte ulur afër liderëve më të rëndësishëm botërorë.

Sipas burimeve të kësaj gazete, raportet e mira mes SHBA-ve dhe Kosovës në planin diplomatik, janë më së shumti të shtyera nga senatorët Bob Dole, si dhe kongresisti Elliot Angel.

“Cili do nga përfaqësuesit e Prishtinës të merrte pjesë në funeralin e Bush, do të ulej në të njëjtin vend që është ulur presidenti Thaçi, ngase shqiptarët e Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me SHBA-të për vite të tëra, si rrjedhojë e lobimit të suksesshëm”, thuhet nga këto burime.

Megjithatë, sipas të njëjtave, nuk kanë munguar as rastet kur kongresmenë dhe senator janë shpërblyer me para nga zyrtarë të Kosovës. Sipas tyre, në këtë aspekt ka kontribuar edhe diaspora shqiptare në amerikë.

“Diaspora shqiptare është shumë e fuqishme dhe nuk ka kursyer asgjë për të ashtuquajturat çështje shtetërore”, thuhet nga këto burime.

Kujtojmë se përveq në funeralin e ish-presidentit amerikan, Thaçi ishte ulur në mesin e liderëve botërorë edhe në ceremoninë që shënonte përfundimin e Luftës së Parë Botërore që ishte mbajtur në Francë.

Kjo kishte shkaktuar reagime të njëpasnjëshme në Serbi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FUND DRAMATIK NË "OLIMPICO"/ Sampdoria befason Lacialët në minutën e 100-të, feston Milan
Previous article SHKATËRROHET GRUPI I "SKIFTERËVE" NË DURRËS/ Të AKUAZUAR për 22 vjedhje. Qytetarët kishin frikë se...

Isa.Autor

Postime të ngjashme

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur Botë

TERROR NË FRANCË/ Të shtëna me armë drejt kalimtarëve, një i vdekur dhe katër të plagosur

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT